Konsullata e Selanikut mundëson 10 bursa për studentët e komunitetit shqiptar

E martë, 17 Nëntor, 2026

”Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik, në bashkëpunim me Institucionin IEK DELTA 360, dhe me iniciativën e Bordit të këtij Institucioni është dakordësuar për akordimin e 10 bursave për studentë shqiptarë, për studime 2 vjeçare, në shumën 5.000 euro/secila.

 Institucioni IEK DELTA 360 ka selinë në Selanik dhe ka filiale në Athinë, Janinë, Patra, Kalamata, Hania, Ksanthi dhe Volos.

 Ndarja e bursave, me qëllim përfshirjen e të gjithë komunitetit shqiptar në Greqi, do të jetë si më poshtë:

  • Selanik        2 bursa
  • Athinë         2 bursa
  • Janinë          1 bursë
  • Patra            1 bursë
  • Kalamata  1 bursë
  • Hania           1 bursë
  • Ksanthi        1 bursë
  • Volos           1 bursë

Përtej këtij fakti, është dakordësuar edhe për një zbritje të tarifës vjetore në masën 15%, nga 2000 euro në 1700 euro/vit, për të gjithë studentët shqiptarë. Gjithashtu, për çdo student që dëshiron të vazhdojë një kurs të dytë, pas përfundimit të kursit të parë, studimet do të jenë falas.

Përzgjedhja e kandidatëve për akordimin e bursave do të bëhet nga Institucioni IEK DELTA 360, në bashkëpunim me Përfaqësitë Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Shqipërisë në Greqi (Athinë, Selanik, Janinë), mbi bazën e kritereve të vendosura nga Institucioni IEK DELTA 360.

Për më shumë informacion lidhur me bursat në Athinë, Patra, Hania dhe Volos, lutemi, të kontaktoni Ambasadën Shqiptare në Athinë, në adresën embassy.athens@mfa.gov.al 

Lidhur me bursat në Selanik, Kalamata dhe Ksanthi, kontaktoni Konsullatën e Përgjithshme në Selanik në adresën consulate.thesaloniki@mfa.gov.al 

dhe lidhur me bursat në Janinë, kontaktoni Konsullatën e Përgjithshme në Janinë adresën consulate.ioanina@mfa.gov.al.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.