“Letërsia turke në shqip” çelet në Bibliotekën Kombëtare

E enjte, 18 Prill, 2024

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të Javës së Kulturës Turke dhe të nënshkrimit të “Memorandumit të Mirëkuptimit dhe të Bashkëpunimit” me Drejtorinë e Bibliotekave dhe të Botimeve të Turqisë, çeli ekspozitën “Letërsia turke në shqip”.

Në event ishin të pranishëm drejtori i BKSh-së, Piro Misha, drejtori i  Përgjithshëm i Bibliotekave dhe Botimeve, Ali Odabas, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, si dhe zëvendësministrja e Kulturës, Meri Kumbe, të cilët përshëndetën dhe vlerësuan ekspozitën si një panoramë të pasur të letërsisë turke në gjuhën shqipe.

Kjo ekspozitë sjell rreth 300 vepra të autorëve turq, të përkthyera në shqip, nga botues nga Shqipëria dhe Kosova, si pjesë e Programit të Mbështetjes së Përkthimit TEDA, program ky i drejtuar nga Ministria e Kulturës dhe e Turizmit të Republikës së Turqisë. Nuk mund të mungonin në këtë ekspozitë autorët më të rëndësishëm të letërsisë turke, klasikë dhe bashkëkohorë, si: Azis Nesin, Necip Fazıl Kısakürek, Mario Levi, Reşat Nuri Güntekin, Orhan Kemal, İskender Pala, Ahmet Ümit, Sabahatin Ali, Ysuf Dursun, Erhan Afyoncu, Mehmet Mollaosmanoglu, Hakan Günday, Tahsin Yücel, Firat Sunel, Cavit Ersen, Sibel K. Türker, Çiler İlhan, Hande Altayli, Emrah Polat etj.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Katin I të Bibliotekës Kombëtare.

Po në kuadër të Javës së Kulturës Turke në Tiranë, u zhvillua ditën e martë, më datë 5 korrik, edhe takimi me temë “Letërsia turke për fëmijë”, me pjesëmarrjen e shkrimtarëve, përkthyesve dhe botuesve. I konceptuar në formën e një bashkëbisedimi me dy autorë turq për letërsinë turke për fëmijë, Yalvaç Ural dhe Görkem Yeltan, ata sollën në vëmendje rëndësinë e botimeve për fëmijë, si pjesë e rëndësishme për zhvillimin kulturor të brezit të ri.
Biblioteka fëminore dhe fëmijët, gjenerata e së ardhmes, si pjesa jonë më e vyer, janë gjithnjë zëri më i rëndësishëm i aktiviteteve mbi librin dhe botimet. Ndaj nuk mund të mungonte një takim kushtuar atyre dhe letërsisë për fëmijë, si një nga përparësitë kombëtare për zhvillimin dhe afrimin me leximin dhe librin. Në ekspozitën “Letërsia turke në shqip” një vend të veçantë zënë edhe botimet e letërsisë turke për fëmijë me autorë të rëndësishëm të letërsisë për fëmijë, si: Azis Nesin, Jallvaq Urall, Fatih Erdoğan, Gyrkem Jelltan, Tarik Tufan, Mevlana Idris etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 