Nga Porto Romano, te korridori Blu, Shqipëria prezanton projektet në Holandë

E enjte, 25 Prill, 2024

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se qeveria shqiptare e ka vënë fokusin në investimet në energji dhe infrastrukturë, si dy nga shtyllat kyesore që i japin hov zhvillimit ekonomik dhe turizmit në vend.

Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencialë të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë, në prani edhe të kryeministrirt Edi Rama dhe ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Balluku prezantoi projektet në zbatim.

Sipas ministres Balluku, porti i ri në Porto Romano, Durrës, ndërtimi i aeroportit të Vlorës, korridori Blu që lidh Kroacinë me Greqinë, si dhe termocentali me gaz të lëngshën natyror që do të jetë zgjidhje jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet fqinje, apo vende të tjera që po përballen me një problem të madh me gazin rus, janë disa nga projektet që po zbatohen në vend.

“Shqipëria prodhon energji 100 % të ripërtërishtme, 99 % prodhohet nga hidrocentralet. Ajo që po bëjmë tashmë është diversifikimi i burimeve tona, që janë parqet diellore apo edhe mullinjtë e erës. Por po punojmë fort për të krijuar burime energjetike të besueshme në kontrollin tonë, duke pasur parasysh se burimet e ripërtëritshme nuk janë në kontrollin e njeriut”, deklaroi Balluku.

Ministrja theksoi në paketën e energjisë po hidhen hapa shumë të rëndësishëm përpara. “Jemi të angazhuar, jo vetëm të respektojmë axhendën e gjelbër, por dhe të krijojmë siguri”, tha ajo.

Lidhur me infrastrukturën, Balluku u shpreh se Shqipëria po rritet dita-ditës dhe se zhvillimi i infrastrukturës është në një moment dinamik.

“Kemi nisur të transformojmë sektorin e aviacionit civil duke siguruar në fund të 2024-ës të kemi tre aeroporte ndërkombëtare, nga 1 që kishim deri në 2021-shin. Një prej aeroporteve më të mëdha në Ballkanin Perëndimor ka nisur të ndërtohet në zonën e Vlorës në jug të Shqipërisë, i cili synon të jetë aeroporti që do t’u ofrojë shërbime fluturimeve përtej oqeanit, që nuk është diçka që bëhet në rajon, as në Kosovë e as në Maqedoninë e Veriut. Vlora do ta ofrojë këtë. Në një pistë prej 3.2 km Vlora do të mund të presë fluturimet nga përtej oqeanit dhe ta kthejë Shqipërinë në një qendër për Ballkanin Perëndimor”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Balluku u shpreh se ka nisur procedura e tenderit për korridorin Blu, që lidh Kroacinë me Greqinë.

“Infrastruktura është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe ne po japim rezultate çdo ditë nga kantieret e ndërtimit që kanë nisur prej kohesh dhe synojmë të hapim e zhvillojmë projekte të tjera të reja që do të ndihmojnë turizmin”, u shpreh ministrja.

Ministrja Balluku, teksa ftoi investitorët holadezë të vijnë në Shqipëri, prezantoi edhe dy kompanitë holandeze që tashmë operojnë në vendin tonë: SHELL-in dhe “Royal Haskoning”. Bashkëpunimin me të dy këto kompani, ajo e cilësoi si mjaft të suksesshëm.

“Një nga kompanitë e mëdha holandeze, SHELL po punon në Shqipëri prej disa kohësh dhe ne po presim me padurim rezultatin e eksplorimit, që do të jetë një zbulim i madh. Është e sigurtë që Shqipëria do të jetë një prej vendeve që do të prodhojë një sasi të rëndësishme gazi dhe nafte”, theksoi Balluku.

Ndërsa kompania “Royal Haskoning” që projektoi portin e ri tregtar e ushtarak në Porto Romano, sipas Ballukut, konkurroi në një sfidë të madhe ndërkombëtare me 40 kompani të tjera europiane, duke kaluar përmes një procesi transparent dhe e fitoi këtë proces.

“Ne vlerësuam përvojën dhe frymën e shkëlqyer të ekipti të “Royal Haskoning” dhe natyrisht vlerësuam edhe ofertën më të mirë ekonomike. Kanë 8 muaj që punojnë me ne dhe po realizojnë një projekt të madh që është porti i ri në Porto Romano e që do të ndryshojë njëherë e mirë të gjithë sektorin detar në të gjithë Ballkanin, jo vetëm në Shqipëri”, tha Balluku.

Sipas saj, të njëjtën rrugë ka kaluar dhe SHELL.

“Prej shumë vitesh bashkëpunojmë ngushtë, sepse ata po zbatojnë tri kontrata të mëdha që shumë herë duhen ndryshuar dhe gjithnjë e bëjmë duke hapur debate dhe bisedime konstruktive dhe kemi arritur të plotësojmë kërkesat e kompanisë përmes bërjes së transparencës edhe në kuadër të legjislacionit shqiptar”, bëri të ditur Balluku.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 