“Albania the Gateway to South East Europe”, Rama takim me biznesmenët në Holandë

E hënë, 29 Prill, 2024

“Holanda dhe Shqipëria dinë gjithmonë si ta gjejnë njëra-tjetrën dhe Marrëdhëniet tona të mira tregtare të ndërsjella janë një shembull i kësaj” shkruan diplomacia holandeze në Tiranë pas përfundimit të vizitës disaditore të Kryeministrit Edi Rama në Holandë.

Holanda është investitori më i madh i huaj në Shqipëri ndaj takimet me fokus biznesin ishin pjesë e rendesishme e  agjendës.

Në qendrën e mirënjohur “De Balie”, në një takim bashkëbisedim të hapur Rama  u ndal të investimet e rëndësishme holandeze në Shqipëri duke theksuar impaktin e gjerë që ato do të kenë jo vetëm në vendin tonë por edhe në Rajon.

“Ne kemi një partneritet, një bashkëpunim të mirë me Shell, i cili është në Shqipëri prej disa vitesh

Ne po presim me padurim rezultate e një pune të gjatë dhe të lodhshme nga Shell për zbulimin e burimeve të reja të naftës dhe gazit. Të cilat do të jenë diçka e madhe jo vetëm për vendin tonë por edhe më tej.

Kjo sigurisht do të ndikojë në GDP dhe të ardhmen tonë. Ne gjithashtu kemi edhe kompani të tjera. Në fund dua të theksoj një partner holandez, të pranishëm këtu “Royal HaskoningDHV” të cilët i kemi angazhuar në portin e ri të Durrësit, i cili do të jetë një port i ri komercial. Ai që kemi do të transformohet në një port turistik. Porti i ri ka kapacitete të përfshijë edhe ushtrinë, të mund të shërbej si një bazë e re e  Natos në Mesdhe por edhe për të ndihmuar Portin e Thatë të Prishtinës, kjo falë vizionit të “Royal HaskoningDHV “, tha Rama.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri shqiptar, i shoqëruar nga Minsitrja e Infrastrukturës, znj. Belinda Balluku dhe Ministrja e Financave, znj. Delina Ibrahimaj ka zhvilluar një takim në një nga sallat më prestigjiozë në hotel “Indes” në Hagë me biznesmen të suksesshëm Holandez.

Në takimin e ngushtë me rreth 20 biznesmen i pranishëm ishte edhe Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare. Z. Ardian Lekaj, u fol për projekte konkrete në Shqipëri si portin ne Porto Romano, naftën e gazin, energjinë dhe turizmin.

“Albania the Gateway to South East Europe” është një koncept i cili po merr formë dita ditës. Është mundësia dhe potenciali që vendi ynë ka për tu shndërruar në një pikë të rëndësishme në Rajon, për të qenë porta kryesore e hyrjes në Ballkan” tha për Diaspora Shqiptare” pas takimit kryetari i Dhomës, Z. Ardian Lekaj.

Pas vizitës së Kryeministrit Rama në Holandë, kompania prestigjioze holandeze “Royal HaskoningDHV”, ka reaguar në twitter sa i përket portit të ri të Porto Romanos dhe portit të thatë në Prishtinë që pritet të ndërtohen.

“Projekti për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, i integruar me projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe portin e thatë në Prishtinë, përveç rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve pritet të kthejë Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut”, shkruan kompania në twitter duke ritheksuar edhe një herë  konceptin “Albania the Gateway to South East Europe”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 