Kanada/ “MIRDITA” fituesja e kampionatit të futbollit “Kupa e Shqiptarit”

E premte, 10 Maj, 2024

Komuniteti Shqiptar në Calgary, Kanada ka organizuar kampionatin e III-të të futbollit, “Kupa e Shqiptarit” këtë të diel, më datën 3 Korrik 2022 në Chestermere të Albertës. Për nder të Kreshnik Cermjanit dhe si shenjë kujtimi për përfshirjen e tij në FC Albania dhe kampionatet e mëhershme, ky aktivitet këtë vit është quajtur “Kupa e Nikit”.

Para hapjes së aktivitetit, presidenti i shoqatës, Bledi Elshani, mbajti një fjalim të shkurtër ku falenderoi të gjitha skuadrat pjesëmarrëse dhe ju uroj suksese të gjithëve për një aktivitet sa më argëtues.Dy skuadrat finaliste ishin “Mirdita” dhe “Dardania”, ku fituese doli skuadra e “Mirditës” me rezultatin 6:2.

“Ishte hera e tretë që “Mirdita” arrin në finale dhe kësaj radhe ishte më me shume fat se sa herëve të tjera. Djemtë e “Mirditës” e donin fitoren me çdo kusht kësaj radhe, jo vetëm sepse ishte hera e tretë që arritën në finale, por sepse kishin një lidhje të veçantë me Kreshnikin dhe duke fituar kupën që mbante emrin e tij, ata e ndjenin qe nderonin dhe kujtimin për të. “Mirdita” po ashtu kishte edhe golshënuesin më të mirë të kampionatit në mesin e saj, Besart Hoxha, i cili shënoi 7-te gola, duke shënuar tre gola (hattrick) në finalen e madhe.

Gjelosh Pjetracaj, një veteran i futbollit në Calgary, i cili ishte pjesë e skuadrës së Dardanisë, fitoi trofeun e futbollistit më të mirë të kampionatit “Player of the Tournament”.

Gjithashtu, ky aktivitet ishte një mundësi e mire për të rritur numrin e anëtarësisë së shoqatës dhe për të festuar e gëzuar së bashku.

Një falenderim i madh shkon për të gjithë vullnetarët që gjetën kohë dhe na ndihmuan në organizimin e keëij aktiviteti: Amarildo Topalli, Mevlud Sinani, Gezim Ugzmaili, Debatik Cermjani, Saimir Budo dhe Ilir Kuqi.

Shoqata jonë e shfrytëzoi këtë aktivitet si një mundësi për të mbledhur fonde për shkollën shqipe dhe ne arritëm që t’i mbledhim mbi $1100 të cilat do ndihmojnë në vijimësinë e klasave shqipe për fëmijët shqiptarë në Calgary.

Pas tre vitesh pauze, si pasoje e masave të qeverisë së Albertës ndaj COVID-it, mund të thuhet se Kupa e Shqiptarit ka rifilluar me shume sukses.

Mirupafshim në aktivitetin e radhës, Turneun e Golfit, i cili është më 24 Korrik” shkruhet në njoftimin e shoqatës AlbCanYYC.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 