Nga sot hyn në fuqi marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Shqipëria dhe Kosova prej sot kanë në fuqi marrëveshjen për sigurimet shoqërore që sipas zyrtarit Astrid Hado, u garantua pas negociatave që filluan në vitin 2020.
Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në rrjetet shoqërorë shkruajti se kjo paketë mbron të drejtat shoqërore. Sipas tij kjo marrëveshje “do të do të shërbejë, për të tashmen dhe për brezat e ardhshëm në të dy vendet”, raporton rtk.
Negociatat mes Shqipërisë dhe Kosovës siç thotë drejtori Hado, kaluan me sukses të gjitha proceset e nevojshme. “Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet i angazhuar për të çuar përpara këto marrëveshje që garantojnë trajtim të barabartë për qytetarët dhe sigurojnë njohjen e viteve të punës”, – thekson Hado.
Marrëveshja shumë e rëndësishme siguron trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve, në njohjen e periudhave të sigurimit dhe të kontributeve ndërsjelltas në Kosovë dhe në Shqipëri. Marrëveshja administrative në fushën e sigurimeve shoqërore, u negocia nga Shqiëpria dhe nga Kosova pas ratifikimit në të dy Kuvendet. Raundi i tretë i bisedimeve për hartimin e marrëveshjes dhe elementëve teknikë të zbatimit u krye në 23 dhe 24 maj 2022. /TCH/
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.