Pushuesit më afër Sarandës, sot u hap zyrtarisht rruga Kardhiq-Delvinë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Rruga Kardhiq-Delvinë është hapur zyrtarisht mëngjesin e kësaj të shtune. Ky aks i cili do të sjellë Sarandën më afër duke shkurtuar kohën e udhëtimit për në plazhet e kristalta tashmë është i hapur për të gjithë udhëtarët.

“U tha, u bë! Mirëmëngjes, me udhëtimin nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, shkruan ministrja Mirela Kumbaro dhe ndan pamjet e rrugës së re.

Kardhiq-Delvinë është një rrugë e rëndësishme për turizmin e Rivierës Shqiptare. Ky aks i ri rrugor u mundëson qytetarëve dhe turistëve që zgjedhin jugun e vendit, që  të bëjnë rrugën Tiranë-Sarandë 45 minuta më shpejt.

Rruga lehtëson trafikun e makinave drejt Sarandës dhe ndihmon banorët e zonave të thella malore të Tepelenës dhe Leskovikut të nxjerrin produktet e tyre në hotelet dhe strukturat turistike të bregdetit Jon.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.