“Gratë në krye të shoqërisë dhe shembull për brezin e ri”. Vlerësimi i ekselencës femërore bëhet një domosdoshmëri dhe detyrë për shoqëritë demokratike të cilat duhet të orientohen për të rishikuar politikat e tyre ekonomike dhe sociale në përputhje me qëndrueshmërinë mjedisore dhe për të kapërcyer përfundimisht hendekun gjinor.
Dje në Gjykatën e Lartë të Kasacionit në Romë, shoqata “7 Colonne” dhe shoqata “Tutti Europa Ventitrenta”, organizuan një konferencë të rëndësishme me titull “Përsosmëria është gruaja – Histori të gratë që udhëheqin rrugën drejt ribalancimit gjinor”.
Objektivi i organizatorëve është të analizojnë, studiojnë dhe bëjnë të njohura ekselencat femërore italiane që janë dalluar në fushat e tyre, duke favorizuar njëkohësisht pjesëmarrjen sociale dhe përhapjen e praktikave më të mira tek gratë e tjera, për të ribalancuar një sistem aktual shoqëror plot pengesa strukturore për sipërmarrëset femra.
E ftuar për të diskutuar dhe ndarë përvojën e saj ishte edhe Dr. Klarida Rrapaj, doktore shkencash në Psikologjinë Ligjore e cila në kumtesën e saj u ndal te shëndeti psikologjik dhe të rëndësia e bashkëpunimit në trajtim e çështje që lidhen me të.
Dr. Rapaj ishte pjesë e panelit të diskutimi “Gratë, Paqja dhe Siguria” i cili kishte në fokus analizën e situatës së grave në Siri, Etiopi, Afganistan. Roli i grave me uniformë në skenarë konflikti. Nga lufta në terren tek lufta normative, ekonomike. Një kontribut i WIIS Itali dhe Federatës së Grave për Paqe në Botë Itali- WFWP Itali.
Sa i rëndësishëm është përfaqësimi gjinor dhe çfarë mund të bëjmë për të zgjeruar modelet e ndryshme të suksesit si komunitet dhe si individë? Një pyetje e rëndësishme të cilës organizatorët e konferencës duan të përpiqen t’i japin një përgjigje duke analizuar dhe thelluar disa realitete autoritative të ekselencës për gratë në Itali.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.