Greqi/ Kush nuk ka tërhequr dokumentat biometrike ka afat deri më 31 gusht 2022

E martë, 17 Nëntor, 2026

Të gjithë shqiptarët me banim në Greqi të cilët kanë aplikuar për dokumenta biometrike gjatë vitit 2022 por nuk kanë pasur mundësi ti tërheqin kanë afat deri më 31 gusht 2022. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada shqiptare në Athinë e cila jep edhe specifikimet për tërheqjen fizike apo me postë:

Njoftimi i plotë:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, shtetasit të cilët kanë aplikuar për dokumente biometrikë (pasaportë dhe kartë identiteti) brenda vitit 2020 dhe nuk i kanë tërhequr ende ato, kanë afat kohor për t’i tërhequr deri më 𝟯𝟭 𝗴𝘂𝘀𝗵𝘁 𝟮𝟬𝟮𝟮. Pas kësaj date këto dokumente do të shpallen të pavlefshme.

Për tërheqjen e këtyre dokumenteve, shtetasit e interesuar mund të paraqiten personalisht pranë sporteleve të Zyrës Konsullore nga e hëna deri të enjten, ora 09:00-14:30, të premten 09:00-14:00 ose të dërgojnë kërkesën e tyre përmes adresës sonë elektronike  [email protected], ku duhet të specifikojnë saktësisht të dhënat e aplikantit dhe adresën e vendbanimit, për tu ofruar opsionin e dërgesës së tyre nëpërmjet shërbimit postar.

Shkruani në subjekt të e-mailit tuaj “Kërkesë për tërheqjen e pasaportës dhe kartës ID” dhe në tekst të dhënat e mëposhtëme:

Emër Mbiemër

Adresa e vendbanimit (emri dhe numri i rrugës, kodi postar, qyteti, rrethi)

Foto e faturës së aplikimit

Numri i telefonit celular

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.