Francë/ Gati dokumentat për aplikimet deri më 17 qershor në Paris

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasada shqiptare në Francë njofton të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar deri më datë 17 qershor (përfshirë edhe këtë datë) për pasaportë ose/dhe për kartë identiteti se dokumentat janë gati. Ato mund të tërhiqen pranë zyrave të konsullatës ditët e hëna, të marta dhe të mërkura (përveç ditëve zyrtare të pushimit në Shqipëri), nga ora 15:00 deri 16:00.

Për të marrë pasaportat nëpërmjet shërbimit postar, aplikuesi duhet të dërgojë me postë pranë shërbimit konsullor të ambasadës një zarf në të cilin të jenë futur:

– Një zarf i parapaguar i një prej shërbimeve postare të shpejta si CHRONOPOSTE, DHL, UPS etj,;

– Kopjen e kuponit ose të kuponave (kur janë pasaportat e disa pjesëtarëve të të njëjtës familje) të aplikimit për pasaportë;

– Adresa e saktë dhe numri i telefonit të personit ku do të dërgohet pasaporta;

Ambasada kujton se me postë mund të dërgohet vetëm pasaporta.

Për tërheqjen e kartave të identitetit aplikuesit duhet të paraqiten personalisht brenda 1 viti nga dita e aplikimit. Pas 1 viti kartat bëhen të pavlefshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.