Poetja shqiptare Irma Kurti botohet në Kanada

E premte, 29 Mars, 2024

Poetja dhe shkrimtarja shqiptare Irma Kurti me banim në Itali, botohet në Kanada. Bëhet fjalë për përmbledhjen poetike me titull “I dashur, ti nuk e di”, e cila sheh dritën e botimit nën logon e Shtëpisë Botuse Ukiyota në Toronto të Kanadasë. Kopertina e librit është e fotografit Biagio Fortini. Ky është libri i saj i shtatë në gjuhën angleze.

Përmbledhja përmban 70 poezi që ndahen në katër pjesë: “Në një livadh ëndrrash”, “Magjia e dashurisë”, “Dhembje” dhe “Qielli im i melankolisë”. Poezitë zbulojnë emocione dhe ndjesi në momente të ndryshme të jetës së autores: gëzim dhe lumturi, melankoli dhe trishtim.

Në parathënien e librit shkruhet se lajtmotivi kryesor përfaqësohet nga nostalgjia për vendin e origjinës dhe dashurinë, kjo e fundit në kuptimin më të gjerë dhe universal. Gjithçka rrjedh me një ritëm të shpejtë në një përditshmëri të furishme që nuk jep kohë as për të menduar për veten, duke na vënë shpesh përpara sfidave të mëdha.

Vargjet e shkruara me një stil të thjeshtë dhe të rrjedhshëm rreken të zbulojnë kompleksitetin e ndjenjave njerëzore. Fjalët mbërrijnë lehtësisht dhe drejtpërdrejt te lexuesit. Ato fokusohen në çastet e përditshme, dashurinë si dhe bukuritë e natyrës. Poezitë e shoqërojnë lexuesin në zbulimin e vendeve të afërta dhe të largëta, por më tepër në një udhëtim të brendshëm për të njohur shpirtin, ndjenjat dhe emocionet.

Irma Kurti ka botuar njëzet e pesë libra në gjuhën shqipe, shtatëmbëdhjetë në italisht dhe shtatë në anglisht. Po ashtu, ka përkthyer 10 libra të autorëve të ndryshëm, si dhe të gjitha veprat e saj në italisht dhe anglisht. Veprat e saj janë botuar në USA, Kanada, Itali, Rumani, Kosovë dhe Filipine.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 