Anton (Ndue) Paluca, mësues dhe publicist lindi në Gjakovë në vitin1881 dhe vdiq, më 30 nëntor 1958 në Buffalo të SHBA.
Mësimet e para i kreu në Prizren, ndërsa shkollën normale e përfundoi në Klagenfurt të Austrisë. Në shoqërinë kulturore “Dija” të studentëve shqiptarë në Austri, Paluca qe në kryesinë e saj. Pas mbarimit të normales (1906) kthehet në Prizren dhe një vit më vonë caktohet mësues në koloninë arbëreshe të Borgo Erizzës (Zara).
Në vitin 1912 transferohet në Shkup, ku kryen edhe detyrën si përkthyes i konsullatës austro-hungareze.
Më 1914 Ndue Paluca shkon në Vjenë për të kryer studimet e larta. Më pas kthehet në Shkodër si administrator dhe shoqërues i studentëve që shkonin në Austri nga administrata shqiptare në Shkodër.