Për studentin Mario, si dhurues gjaku, e shembull i gjakut të ri të emigrantëve

E premte, 26 Prill, 2024

Isha duke udhëtuar, kur papritur ndaloi muzika e radios së makinës dhe pashë në ekran një numër telefoni.
Shtypa butonin dhe makinën e mbushi një zë rinor.
– Qirje Luan, jam Mario Ballhysa, po pres të shkojmë për të dhuruar gjak për O. M.
Nuk u vonova shumë të gjeja në kujtesë Marion. Edhe më parë kishte dhuruar gjak bashkë me të ëmën e tij, M. B., në fushatat e Komunitetit Shqiptar të Selanikut.
Edhe pse zëri i tij, me ato që më tha, po ushtonte brenda qënies sime duke më prekur thellë, duhej së pari ti përgjigjesha Marios.
– Agapite Mario, unë jam larg Selanikut dhe do shkoj të jap gjak në spitalin e Poligjiros, ti shko të lutem tek spitali AHEPA ose Papagjeorgjiu. Jep të dhënat e personit që ka nevojë, ose të Bankës së Gjakut të Komunitetit. Të fala prindërve.
– Ok, po shkoj tani, tha Mario.
I mbërthyer pas timonit, nën murmurimën e lehtë të makinës që po më çonte në spitalin më të afërt, sikur po dëgjoja dhe ridëgjoja zërin e Marios, – po pres të shkojmë për të dhuruar gjak.
Ai, Mario Ballhysa, studenti i Universitetit “Makedonia” të Selanikut më telefonoi për t’më thënë se po priste.
Po priste jo për të marrë diçka nga unë, as për t’më thënë ndonjë problem apo hall që më së shumti kanë emigrantët këtu.
Ai, Mario, ndoshta mori kohë nga e dashura e tij, nuk shkoi me shokët, apo të kryente ndonjë punë për veten. Edhe celularin, jam i bindur, e përdori vetëm për t’më thënë se po më priste për të dhuaruar gjak.
Ai, Mario, dëshironte të jepte gjakun e tij për një të panjohur. Të jepte nga trupi i tij, mjetin më të vlefshëm të jetës njerëzore, për ti dhënë tjetrit oksigjen, ushqim, aminoacide, energji, jetë…
Sa humanizëm, sa vlerë e rrallë altruizmi ky veprim i studentit Mario, në një vend ku vetëm rreth 15 % të dhuruesve të gjakut janë të rinj në moshën e tij !
Por, jo vetëm kaq.
Mario, veç dhurues gjaku, përbën një shembull për gjakun e ri të emigrantëve shqiptarë në Selanik dhe më gjerë.
Faleminderit për gjithshka, Mario!
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 