Francë/ Autori shqiptar promovon dy libra

E enjte, 28 Mars, 2024

Këtë të dielë në Lyon të Francës është bërë promovimi i librave të autorit Bardhyl Mahmuti “Mashtrimi i Madh”, “Eskadronët e vdekjes dhe Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë”.

Një analizë të këtyre veprave e bëri intelektualja e shquar shqiptare, njëherit kryetare e Shoqërisë Shqiptare Iliria, zonja Rina Çela, kurse për veprat në fjalë foli edhe autori i librave. Një bashkëbisedim vëllazëror u bë mes mërgimtarëve shqiptarë dhe autorit, lidhur me tre librat e fundit të Bardhyl Mahmutit.

Në mesin e mërgimtarëve shqiptarë të Lyonit, ishte edhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Ramadan Avdiu. Ai foli lidhur me zanafillën e këtyre librave, si dhe për autorin që njihet më shumë se 38 vite.

Bashkatdhetarët patën mundësi të marrin dedikaset nga Bardhyl Mahmuti, në librat që deshën t’i marrin.

Menjëherë pas këtij takimi, një grup i mërgimtarëve vendosën që të marrin nismën për themelimin e Qendrës «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur». U vendos që për grup nismëtar të themelimit të jenë Abaz Pllana, Fehmi Plakiqi dhe Avni Bilali.

Ishte një kënaqësi tek secili që patën në mesin e tyre, së paku për një pasdite, dy veprimtarë të shquar si Bardhyl Mahmuti e Ramadan Avdiu. Porosia ishte e njëzëshme, të takohemi sa më shpesh dhe mos të harrojmë atdheun nga vijmë. Duhet për çdo ditë të mendojmë që të bëjmë së paku një punë të mirë për vendin tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 