StartUp-et në veri/ Angle Agency në Belgjikë bashkëpunon me Vizion OJF

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Implementuar nga Vizion OJF i aktivistes Suela Koçibellinj (eksperte në menaxhimin e projekteve dhe me përvoja formuese në Austri e SHBA, vepron prej 12 vjetësh në fushën e të drejtave e edukimit), RINIS (Regional Initiatives of North-Albania Innovative Start-ups) mbërriti sivjet në edicionin e dytë. Ai do të përmbyllet në Tiranë në 21 qershor. Pjesëmarrësit janë të moshës 18-35 vjeç. RINIS përbën një projekt me fokus zhvillimin e turizmit, agroturizmit, produkteve tradicionale e mbi të gjitha ideve inovative që çojnë në krijimin e sipërmarrjeve të reja në Shqipërinë e Veriut. Qëllimet finale të nismës janë: përmirësimi i njohurive e aftësive sipërmarrëse, ndihma në përpilimin e planeve të biznesit dhe ndihma financiare për 3 ide sipërmarrëse në mbyllje të projektit.

Në përpilimin metodologjik të të dhënave zyrtare nga INSTAT, në Shqipërinë e Veriut përfshihen qarqet Durrës, Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës. PBB në këtë zonë po rritet në dekadën e fundit mesatarisht me 2% në vit dhe në 2018-n aty shënohej një PBB për frymë prej 462 mijë lekësh. Të punësuarit në sektorin privat jobujqësor në 2016-n ishin 83.445 në 5 qarqet. Në 2020-n bashkitë Mirditë, Dibër e Mat – ku vjet u implementua faza e parë e projektit – numëronin 3.215 sipërmarrje aktive. Të dhënat evidentojnë nevojën e një qasjeje më proaktive ndaj zhvillimit të gjithë zonës, që kalon fort edhe përmes trajnimit të praktikave të e-commerce, të cilat (siç theksohet në një plan ekonomik e investimesh për Ballkanin Perëndimor hartuar nga Komisioni Evropian) “mund të kenë një pasojë pozitive domethënëse nëse zhvillohen në kontekstin e një Tregu Rajonal të Përbashkët” në Gadishull.

Në vazhdën e takimeve online me mentorë të huaj e shqiptarë spikasin ato me profesionisten e marketingut Ermelinda Hajdari, menaxhere e përgjithshme e agjencisë së konsulencës ndaj klientelës AngLe Agency, që ka selinë fiskale në Belgjikë. Bashkëpunimi mes Vizion OJF e AngLe nisi në 2019-n me një fushatë mbledhjeje fondesh për të prekurit nga tërmeti që goditi atëherë Shqipërinë. Hajdari ka trajnuar pjesëmarrësit e RINIS në të dyja edicionet me fokus marketingun e branding-un, duke u bazuar në përçimin e mesazhit se thelbi i suksesit në këto veprimtari janë 7 praktika bazë: identiteti, jetëgjatësia, produktimi, komunikimi, partneriteti, sistemet e diferencimi. Duke u nisur prej një identiteti të qartë (që konsiston fort në etapat e ndërlidhura të sjelljes, gjuhës, kulturës, dizenjimit material të “brand”-it, misionit e vizionit sipërmarrës), jetëgjatësia në një mjedis marketingu të qendrueshëm sigurohet prej promovimit të produktesh e praktikash shoqërisht të përgjegjshme. Hajdari përçoi tek të trajnuarit mesazhin se bizneset mund të përdorin marketingun e qendrueshëm për produkte specifike ose si argumentim ekskluziv shitjeje (USP). Në këtë rast të dytë zbatohet një teori mbi funksionimin e reklamave formuluar nga Rosser Reeves dhe e cila gjen zbatim përtej ekonomisë. Qëllimi final i kësaj faze është krijimi i ndërlidhjeve, ndihmuar nga një metodë komunikimi që përçon mesazhe për të cilat publiku është në kërkim dhe të cilat sipërmarrësi duhet t’i shfrytëzojë si “input”-e të patjetërsueshme. Partneriteti përfshin vëmendje ndaj kanaleve të marrëveshjeve të biznesit dhe shpërndarjes, e cila çon tek shitjet për konsumatorin final.

Trajnimet kanë nxitur pjesëmarrësit të formulojnë ide interesante biznesi në turizmin malor, artizanat (si Creativity Zone by Stela në Shkodër) – ku përfshihen edhe qendisja e punimet në dru -, arsim, inovacion përmes një aplikacioni për lëvizjen, krijimi i një uebsajti që promovon Dibrën, prodhime nga bleta dhe produkte kozmetike të prodhuara në kushte artizanale.

Në nismat e Vizion OJF për Veriun hyn edhe Qendra e Praktikës Profesionale në Rrëshen, me synim ofrimin e mundësive praktike për të rinjtë për përvoja e punësim.

Presidentja e Vizion OJF Koçibellinj sintetizon për ne panoramikën e nismës RINIS: “Megjithëse në nivel lokal po punohet për të ofruar më shumë mundësi për të rinjtë kryesisht në edukim, problematikat politiko-sociale mbeten të mëdha, fakt që ndikon në uljen e motivimit të të rinjve për të qendruar në zonë. Gjithsesi Vizion OJF ka një bashkëpunim të mirë me bashkitë dhe sëbashku po mundohemi të ngrejmë mekanizma funksionale për të rritur mundësitë për fuqizim social-ekonomik bazuar në burimet lokale ofruar nga zonat”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.