SHBA/ Në shtator edicioni i 17-të i Albanian Festival në Waterbury

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komuniteti shqiptaro-amerikan në Waterbury ka njoftuar ditën e sotme zyrtarisht edicionin e 17-të Festivalit Shqiptar. Kjo ngjarje e rëndësishme për komunitetin do të zhvillohet të premten, 23 shtator dhe të shtunën, 24 shtator 2022.

Më shumë se 5 mijë njerëz marrin pjesë në këtë festivalit dyditor të traditës, kulturës dhe gastronomisë shqiptare. Gjatë këtij eventi, komuniteti bashkohet dhe feston rrënjët dhe origjinën përmes muzikës dhe ushqimeve autentike.

‘Këtë vit festivali kthehet në një ngjarje të plotë live me ushqimin, muzikën dhe ngjarjet kulturore që keni pritur. Formati i eventit të këtij viti do të jetë i ngjashëm me atë të vitit të kaluar. Vullnetarët tanë do të bashkohen me ne për të përgatitur ushqimin dhe ëmbëlsirat për festivalin dyditor që do të shijohen në vend. Gjithashtu, porositë do të merren nëpërmjet telefonit ose online dhe do të jenë gati për t’u marrë. Ushqimi në ambiente do të ndjekë udhëzimet shëndetësore që mund të zbatohen në shtator. Një menu e detajuar do të reklamohet paraprakisht” thuhet në njoftimin e komunitetit i cili fton sërish donatorët të mbështesin këtë ngjarje unike shqiptare në Waterbury.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.