Nga Tirana, në Venezia dhe Singapor, historia e kërkimit të ëndrrës

E hënë, 6 Maj, 2024

Në moshën 12 vjeçare, Klevis Shima dhe vëllai i tij më i madh Orges kishin detyrë të kujdeseshin për nënë e tyre të sëmurë, e cila ishte në fazën terminale të tumorit të cilës i injektonin deri në 10 shishe morfinë në ditë. Fëmijët madje do të ngjyrosnin etiketën e shishes në mënyrë që ajo të mos ta shihte atë.

“Ne donim që ajo të luftonte, të jetonte”, shpjegon Klevis, tani 38 vjeç.

Dy vjet më vonë, në prag të Krishtlindjeve nëna e tij vdiq.

Klevisi (djathtas) dhe vëllai i tij Orgesi me nënën e tyre 1996

“Jeta ishte dëshpëruese” për vëllezërit Shima të cilët jetonin në varfëri në Tiranë, mes dhunës së luftës civile në vitin 1997. Të zemëruar nga kolapsi i ekonomisë, njerëzit kishin marrë armët, duke rezultuar në vdekjen e rreth 2 mijë shqiptarëve.

Përgatitja e arratisjes së tyre

Babai i Klevisit, i tronditur nga humbja e gruas dhe përgjegjësia për të rritur vetë dy djem, ju dorëzua alkoolit, e më pas erdhi de dhuna.

Përballë “kaosit në shtëpi dhe jashtë”, Klevis dhe Orges vendosën të iknin.

Vëllezërit kishin dëgjuar për kontrabandistë që mund t’i çonin me skaf në Itali. Kështu ata mblodhën ato pak para që kishin dhe paguanin udhëtimin. Ata u fshehën në një autobus i cili udhëtonte nga Tirana drejt qytetit bregdetar të Vlorës, ku edhe do të nisej anija.

Vendi ishte në kaos dhe gjatë rrugës, kishte bllokada të panumërta “të ngritura nga bandat për të marrë paratë e njerëzve dhe për të kontrolluar se njerëzit nuk po largoheshin nga qytete e tyre.

Dy vëllezërit u shtiren sikur ishin në gjumë gjatë këtyre kontrolleve. Dhe kur nuk mundën, ata folën në dialektin lokal. Funksionoi.

Pas shumë orësh ata arritën në një shtëpi njëkatëshe ku kontrabandistët u kishin thënë të prisnin.

Atje, ata u ndanë dy dhoma gjumi me 40 njerëz të tjerë, duke mbijetuar me sasi të vogla buke dhe djathi për javë të tëra derisa erdhi momenti për të dalë në breg.

Ndjekja me skaf

Klevisi e kujton natën e udhëtimit me skaf sikur të ishte dje.

Varka me shpejtësi ishte ankoruar larg në det për të shmangur zbulimin. “Ata na thanë që të dilnim 20 metra në ujë, pastaj të hidheshim dhe të notonim deri te barka,” kujton ai.

Ai kujton 45 persona, të ngucur në një skaf që ishte ndërtuar për të mbajtur vetëm gjysmën e këtij numri. Ishte aq e ngushtë, saqë ai ishte pothuajse pezull ndërsa valët e mëdha trondisnin skafin.

Një orë udhëtim në detin e trazuar, kishin kaluar mbi dy të tretat e rrugës për në destinacionin e tyre kur forcat italiane të ligjit panë varkën. Ata e ndoqën atë përtej detit Adriatik për më shumë se tre orë.

“Ishte ftohtë dhe errësirë ​​dhe ata na bërtitën që të tërhiqemi. Shoferi vazhdonte të kthehej majtas-djathtas dhe të rriste shpejtësinë. Njerëzit bërtisnin nga frika se do të vdisnim”, tregon Klevisi.

Nëse do të kishte një përplasje, skafi i tyre mund të përmbysej, duke hedhur pasagjerët në ngushticën e Otrantos.

Skafistët arritën të humbin nga ndjekësit e tyre dhe arritën në brigjet e qytetit italian të Barit. “Na u tha të hidheshim në det dhe të notonim,” thotë Klevis.

Por pikërisht kur ai ishte gati të zhytej në ujë, dritat e fuqishme ndezën bregun. Ishte sërish policia! Shoferi i varkës ktheu varkën dhe u nis me shpejtësi drejt Shqipërisë.

Në total, udhëtimi që duhet të kishte zgjatur 1.5 orë zgjati plotë shtatë orë.

Klevisi kujton “burra të mëdhenj, muskuloz” që qanin të tronditur kur ju desh të ktheheshin në Vlorë. “Shumë prej tyre thoshin, ‘Nuk do ta bëj më kurrë këtë. Më mirë të qëndroj këtu (në Shqipëri) dhe të mos kem asgjë se sa të vdes në mes të detit.”

Pa mundësi të tjera, vëllezërit u kthyen në shtëpinë e kontrabandistëve për të pritur një shans të dytë.

Klevis besonte se Zoti iu përgjigj lutjeve të tij dhe po i ruante. “Zoti ishte i mirë,” shton ai. “Sa herë që kisha një problem, thellë në vetvete, lutesha.

Fshehja në tualete publike

Një javë më vonë, dy vëllezërit u nisën sërish me varkë nga Shqipëria në Itali.

Ata arritën në një vresht ku rrushi i papjekur – i gjelbër dhe i fortë – varej nga hardhitë. Emigrantët e uritur i këputën dhe i hëngrën gjithsesi. Të nesërmen, ata u përkulën në pjesën e pasme të disa furgonëve, të cilët i çuan në një stacion treni të braktisur.

Që andej u shpërndanë në drejtime të ndryshme, secili më vete.

“Ne nuk kishim para apo plan,” pranon Klevis. “Por ne ishim të lumtur që ishim atje.”

Për javë të tëra, vëllezërit flinin në stacione treni dhe laheshin në tualetet publike.

Ndonjëherë, vendasit e sjellshëm u jepnin ushqim dhe rroba. Vendasit i këshilluan ata të shkonin në veri ku kishte më shumë punë.

Kështu ata morën trenin, duke u fshehur në tualete, duke u lutur që askush të mos hapte derën kur konduktorët erdhën për të kontrolluar biletat e pasagjerëve. Ata u kapën një herë, por i shpëtuan dënimit.

Ndërsa Klevisi zakonisht i buzëqeshur rrëfen udhëtimin e tij përmes telefonit, fjalimi i tij zvogëlohet në heshtje disa herë. Gruaja e tij e lindur në Hong Kong, Ali Wong, e cila është pranë tij, ndërhyn butësisht: “Ai po qan”.

Megjithatë, pasi burri i saj mblidhet, zëri i tij është i fortë, i fortë. “Perëndia ishte aty,” thotë ai, “në çdo hap që bëja”.

Kapur për vjedhje buke

Në kohën kur Klevis dhe vëllai i tij arritën në provincën e Triestes, ata ishin aq të uritur sa vodhën bukën nga një supermarket.

“Duhej të mbijetonim”, thotë Klevis. Ata u kapën dhe u larguan nga policia. Për habinë e tyre, vëllezërve u dhanë ushqim. Dhe pasi dëgjuan historinë e tyre, policët i dërguan në një shtëpi fëmijësh në provincë.

Por shtëpia ishte shumë e mbushur me njerëz dhe nuk kishte fonde të mjaftueshme për të mbështetur gojët shtesë.

Kështu dy javë më vonë, Klevis dhe Orges u transferuan në një shtëpi tjetër – një e sponsorizuar nga kisha, këtë herë në Venecia.

Klevisi në shtëpinë e fëmijës në Venecia 1999

“Ishte bukur,” kujton Klevis. “Secili kishim shtratin tonë dhe ishte shumë i pastër. Jeta jonë ndryshoi.”

Me mbështetjen e shtëpisë së fëmijëve, vëllezërit mundën të ndiqnin shkollën.

Pasi mori diplomën, Klevisi punoi si elektricist, më pas punëtor ndërtimi dhe në fund si kamarier në Venecia.

Nga Venecia në Botën e Bukurisë

Pikërisht në një restorant Klevisi u njoh dhe u dashurua me Ali. Ajo ishte në Venecia për një udhëtim pune. Ali, tani 41 vjeç, drejton kompaninë e saj të marketingut digjital.

Ata u martuan dhe ai u zhvendos në Singapor për të qenë me të.

Në Singapor, shtëpinë e tij të re, Klevis pati disa punë si menaxher në disa restorante italiane dhe një punë si inxhinier shitjesh në një firmë mirëmbajtjeje kondicionerësh.

Banori i përhershëm në Singapor tani ai drejton vet një biznes të fokusuar në ushqime mesdhetare dhe italiane – pikërisht pjatat që hante në Tiranë dhe Venecia, të cilit i ka vendosur një emër shqiptar: “HaPiHa” . Restorantin e hapi në gusht 2021.

Për sa i përket planeve për të ardhmen, Klevis thotë: “Nuk e di se çfarë më rezervon Zoti për mua. Por tani kam qetësi dhe stabilitet. Ndjej sikur jeta ime është rinovuar dhe jam i lirë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 