Francë/ “Fati i një Kombi”, romani debutues i Olger Vasos  

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Për ata që largohen nga Shqipëria, Atdheu është gjithmonë aty dhe jo vetën në kujtimet e tyre, të cilat shpluhurosen pas çdo vizite. Për artistët është diçka më shumë, një burim krijimtarie unik. I tillë ka qene edhe për artistin shqiptar Oger Vaso, i cili pak kohë më parë ka nxjerrë nga botimi romanin e tij të parë “Le destin d’une nation”, (Fati i një Kombi). Një roman metaforik ku ai rimerr etapat e historisë së madhe duke përdorur histori të vogla.

“Le destin d’une nation”, rrëfen historinë e Benjaminit, një gjerman i cili bie në dashuri me një  të re shqiptare. Ngjarjet ndodhin në mes të një diktature që asgjëson gjithçka që i afrohet, kulturat e ndryshme munde vetëm të prekin njëri-tjetrin me gishtat e tyre. Kronikë të një kohe të vështirë, për dashurinë dhe për pjesën tjetër, e vendosur në një sfond historik të mirëdokumentuar.

Autori kërkon të kuptojë plotësisht origjinën e së keqes që mundon një vend tranzicioni ekonomik dhe social. Fushat etike dhe morale përplasen. I takon personazheve të gjejnë dritën e tyre, të  vërtetën e tyre intime përmes një bote që është bërë groteske.

Olger Vaso është artist franko-shqiptar. Me një formim multidisiplinar, me fokus kinemanë ai vjen para lexuesit me një tjetër formë rrëfimi, letërsinë.

“Le destin d’une nation”, botuar nga Editions du Pantheon mund të gjendet në librari si dhe në amazon.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.