Itali/ Zhvillohet me sukses Festivali i Muzikës dhe Folklorit Ndërkombëtar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në qytetin e Leccos u zhvillua me sukses “Festival di musica e Folklore internazionale” ose Festivali i muzikës dhe i foklorit ndërkombëtar. Në Piazza Garibaldi, në sheshin kryesor të qytetit të mbushur plot e përplot, italianë dhe përfaqësues të komuniteteve të tjera ndoqën me interes këtë aktivitet të rëndësishëm, që tashmë ka arritur në edicionin e pestë. Ky event që tërheq gjithnjë e më tepër interesin e artdashësve organizohet me pasion dhe me dedikim nga Shoqata “Grupi i valleve Shqiponjat”, që kryesohet nga Drita Qokaj.

Shoqata u themelua në vitin 2006 nga ajo vetë si dhe pjesëtarët e familjes së saj me synimin për ta çuar përpara traditën e valleve dhe të këngëve të kulturës shqiptare në Itali. Anëtarët e parë ishin pikërisht fëmijtë e Dritës të apasionuar edhe ata pas valles dhe traditave shqiptare: Sandrina, Florian, Eriona, Stella dhe Endriu. Ky grup, radhët e të cilit shtohen çdo ditë është ftuar të marrë pjesë në manifestime dhe festivale të ndryshme folklorike, brenda dhe jashtë Italisë.

Të pranishmit ndoqën me vëmendje dhe duartrokitën vallëzimet e grupit  Shqiponjat; të grupit të valleve Kokoni të ardhur nga Brescia , grup ky i krijuar nga qytetarë bullgarë që jetojnë në Itali dhe që i bashkon dashuria për folklorin dhe traditën bullgare, pianistin me origjinë nga Venezuela Ruben Rodolfo, grupet Il Furbo Galiletto dhe Asd Dream Dance e CoDeCo nga qyteti i Brescias. Festivali u paraqit me profesionalizëm nga Aida Dautaj nga Tirana e cila jeton në Lecco prej vitesh dhe është aktive në komunitetin shqiptar e më gjerë.

“Është një veprimtari që e zhvillojmë për të pestin vit me radhë – thotë Drita-  dhe tashmë është kthyer në traditë. Ajo po pasurohet edhe me pjesëmarrjen e vendeve të tjera që nuk kanë marrë pjesë më parë. Këtë vit kemi artistë nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Venezuela, Italia. Prezantimi përpara spektatorëve i larmisë së valleve e këngëve u shërben  njohjes më të thellë të kulturave si dhe ruajtjes dhe kultivimit të traditave”.

Në Festival ishte e ftuar gjithashtu poetja dhe shkrimtarja shqiptare me banim në Bergamo, Irma Kurti. Ajo pasi prezantoi me pak fjalë rrugëtimin e saj letrar në fushën e poezisë, të prozës dhe si autore e teksteve të këngëve recitoi disa poezi. Më në fund prezantoi krijimin e saj më të ri, tekstin e këngës “Atdhe do të thotë…” të kënduar nga Drita Qokaj.

Në mbyllje të Festivalit për pjesëmarrësit u shpërndanë diploma dhe dhurata simbolike. Tingujt e këngëve dhe valleve vazhduan deri në orët e vona të natës duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.