Shoqatat Teuta dhe Iliria përkujtojnë Lidhjen e Prizrenit dhe çlirimin e Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shoqata Teuta, Stockholm, dhe LSHSH Iliria në Malmö përkujtojnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe çlirimin e Kosovës
Dy nga ngjarjet më kulmore të historisë së popullit shqiptar, Lidhja e Prizrenit dhe çlirimi i Kosovës, u përkujtuan të shtunën në qendrën e Skandinavisë në Stockholm, në një simpoziumin historik të organizuar nga bashkëpunimi i shoqatës TEUTA dhe Iliria. Në këtë aktivitet, i pari i këtij lloji në Stockholm, ishin pjesëmarrës rreth 80 persona, mes të cilëve ambadori i Shqipërisë në Suedi, z Virgjil Kule, ambasadorja e Kosovës në Suedi, dr Shkendije Geci-Sherifi, përfaqësues të LSHSH Iliria, etj.
Aktiviteti 3 orësh u moderua në mënyrë profesionale nga mësuesja Arta Emiri, që përmes fotosh e videosh shoqëruese përgjatë gjithë aktivitetit zgjoi edhe më shumë interesin e të ftuarve të të gjitha moshave për këto ngjarje historike.
Për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit foli prof dr Muhamet Shatri, i cili solli një sërë faktesh të panjohura për publikun në ato vite si dhe përpjekjet e shqiptarëve për të mos lejuar copëtimin e territoreve tona në dobi të fqinjëve.
Ambasadorja e Kosovës, kumtoi për të pranishmit për situatën politike e ngjarjet kryesore pas Lidhjes që çuan në zhvillimet e viteve 90 në Kosovë, që kulmuan më luftën çlirimtare si dhe ndërhyrjen e NATO-s dhe çlirimin e Kosovës. Ajo foli gjithashtu për situatën ku gjendet sot Kosova, duke e lidhur në retrospektivë me kohën e Lidhjes. Kurse për rolin e Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë, krizën e refugjatëve të luftës dhe vetë rolin e NATO-s në këto zhvillime, në emër të ambasadës së Shqipërisë, ligjëroi z. Albert Jerasi, ministër këshilltar. Ai foli gjithashtu edhe për projektet e përbashkëta të qeverisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës.
Në aktivitet, sollën përjetimet e veta edhe persona që kanë qenë protagonistë direkt apo indirekt në luftën e Kosovës.
Dr Armend Agolli, ushtar dhe mjek në zonën e Koshares tregoi histori personale të kësaj kohe si dhe foli për vetmohimin dhe sakrificat e mjekëve të Kosovës në bashkëpunim me ata të Shqipërisë gjatë luftës. Historitë e tij prekën të pranishmit, duke u njohur kështu me disa anë të panjohura të luftës. Të tillë panorama solli edhe Kamer Elezaj, inxh elektronik, që ka kontribuar me profesionalizmin e vet në shtabin qendror të mbrojtjes së Kosovës. Ai foli gjithashtu edhe për bashkëpunim logjistik që ka pasur UÇK me ushtarakë shqiptarë dhe të huaj.
Kurse Shqiptar Oseku, vëllai i ushtarit të njohur Frasher Oseku, i cili edhe sot vuan pasojat e plagëve të marra më luftë, rrëfeu për aktivitetin e mërgatës në Suedi në ndihmë të çlirimit dhe çështjes së luftës. Ai solli në vemendje të ndjerin Shaqir Shaqiri, si një personifikim të lajtmotivit të asaj kohe VULLNETARIZËM-LIRI.
Në emër të LSHSH ILIRIA, takimin e përshëndeti z Xhevat Isufi, i cili përgëzoi bordin e shoqatës TEUTA për organizimin e këtij aktiviteti. Bukurinë këtij aktiviteti ia dha sidomos atmosfera e krijuar nga grupi polifonik lab, SHQIPONJAT NË FLUTURIM që me këngët e tyre për Kosovën, elektrizuan sallën qendrore të NBV, ku u zhvillua aktiviteti. Larmia e programit u shtua me recitimet që sollën për të pranishmit, recitimet me motive patriotike për Kosovën. Në nderim të Teuta Harizit një mësuese dhe aktiviste e njohur e shqiptarëve të Stockholmit, të pranishmit mbajtën një minutë heshtje.
Ky aktivitet i radhës ishte i dyti i shoqatës TEUTA për këtë sezon dhe sikurse edhe në aktivitetin e 4 qershorit për fëmijët, tregoi për angazhim profesional të të gjithë stafit!
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.