Rreth normës gjuhësore

E premte, 29 Mars, 2024
E premte, 29 Mars, 2024

Rreth normës gjuhësore

Veçoria kryesore e gjuhës standarde është se ka në bazën e vet ato mjete gjuhësore ; fonema, fjalë, trajta fjalësh dhe kuptime fjalësh që janë të përbashkëta për gjithë folësit e gjuhës. Këto elemente të përbashkëta sigurojnë kuptimin e ndërsjellë midis folësit të krahinave të largëta. Po elementet e përbashkëta nuk mjaftojnë për të ndërtuar gjuhë standarde, prandaj kjo merr edhe gjëra të veçanta ; fjalë, trajta fjalësh e kuptime fjalësh nga dialektet e saj. Prej këtyre elementeve të veçanta ajo zgjedh ato elemente që kanë shtrirje më të madhe, që janë më të përdorshme. (Kostallari, 1973:75)

Këto mjete që gjuha standarde ua vë në shërbim folësve  të vet për të komunikuar pa pengesa, përbëjnë normën gjuhësore. P. sh. : forma e vetës së  I njëjës e së pakryerës dëftore del në disa trajta dialektore punojsha, punojshe (gegërisht), punonja, punoja, punojë (toskërisht) nga këto variante, si normë zgjedhjet punoja, pasi ka një shtrirje më të gjerë nga të tjerat. Në raste të tjera, gjuha standarde merr nga dialektet variante paralele. P.sh.: aty ku gegërishtja ka ue (krue) , toskërishtja ka ua (krua). Gjuha standarde i pranon të dyja këto grupe zanoresh te disa trajta prejfoljore paralele, pasi mbartin kuptime të ndryshme. P.sh.: krahas i lexueshëm që mund të lexohet pa vështirësi, kemi dhe i lexuar që është lexuar. Grupi ue pranohet edhe nga emrat prejfoljorë, si : lexues, mësues, shkrues etj., të cilave në toskërishte u përgjigjen lexonjës, shkronjës, mësonjës etj., që sot kanë dalë nga përdorimi. (Çeliku, 2000:125)

Norma gjuhësore ka disa veçori. Ajo është e detyrueshme për t’u përdorur nga të gjithë folësit e një gjuhe në zyrat e shtetit, në shkollë, në shtyp, në radio e televizion.

Normës i drejtohemi edhe kur duam të komunikojmë me bartës të dialekteve të tjera. Norma gjuhësore mund të jetë drejtshqiptimore (ortoepike), drejtshkrimore ( ortografike), morfologjike, sintaksore, leksikore dhe e pikësimit.  (Çeliku, 1977:15)

Këto norma nuk veprojnë të gjitha në të dyja format e përdorimit të gjuhës. Norma morfologjike, sintaksore dhe leksikore janë të përbashkëta për të dyja format; norma drejtshqiptimore vepron vetëm në gjuhën e folur, ndërsa norma drejtshkrimore dhe norma e pikësimit veprojnë vetëm në gjuhën e shkruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.