Konferenca shkencore: “Kritika dhe studimet letrare shqipe në shekullin XXI”

E martë, 17 Nëntor, 2026

“Kritika dhe studimet letrare shqipe në shekullin XXI” titullohet konferenca shkencore ndërkombëtare e zhvilluar në Prishtinë nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Drejtues të kësaj konference janë akad. Ali Aliu, akad. Shaban Sinani, sekretar shkencor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, akad. Floresha Dado, Nysret Krasniqi, Kujtim Shala dhe Persida Asllani.

Kritika letrare e shekullit XXI, sprovat e saj, monografitë, veprat dhe autorët e njohur që kanë përcaktuar zhvillimet e letërsisë shqipe, vlerat letrare dhe zhvillimet e letërsisë shqiptare jashtë kufijve dhe letërsia e autorëve shqiptarë në emigracion, janë temat kryesore të kësaj konference.

Seanca e parë u çel nga akademiku Ali Aliu, i cili foli për kritikën letrare të shekullit XXI.

Ndërsa pjesëmarrës të kësaj konference janë Sabri Hamiti me kumtesën “Sprovat e kritikës”; Persida Asllani me kumtesën “Monografitë kritike të Sabri Hamitit”; Blerina Suta me kumtesën “Dygjuhësia në poezi mes traditës dhe bashkëkohësisë; rasti i letërsisë migruese italo-shqiptare”; Zeqirja Neziri me kumtesën “Mitrush Kuteli dhe studimet stilistike”; Arben Prendi me kumtesën “Kritika letrare në disa revista kulturore në Shqipëri, pas rënies së realizmit socialist”; Kastriot Gjika me kumtesën “Gjeokritika – një perspektivë ndërdisplinore e studimit të letërsisë”.

Akad. Shaban Sinani mbajti kumtesën “Autorecensioni si kujtesë për veprën e keqkuptuar, rasti i romaneve të I. Kadaresë”, ku trajtoi se ç’ndodh me receptimin e një vepre letrare kur autori ndërhyn në pozicionin e lexuesit që di më shumë për historinë e veprës dhe sidomos për implikimet jashtë letrare të saj; a e ndihmon vetëdijen e leximit interpretimi i autorit; a duhet ta njohë kritika letrare edhe rikthimin prapavajtës në procesin letrar; cila është përgjegjësia e studimeve dhe e kritikës letrare ndaj autorit të braktisur në kohërat më të vështira të jetës krijuese të tij? Këto pyetje janë të pashmangshme jo vetëm për çështjen në shqyrtim, por dhe për një rivlerësim të rolit funksional të kritikës letrare në kohët e reja.
Tek Ismail Kadare autorecensionimi në kuptimin e gjerë të fjalës është një dukuri bashkëshoqëruese së paku që prej botimit të romanit “Dimri i vetmisë së madhe”, tha Sinani.

Dhurata Shehri prezantohet me kumtesën “Kritika për realizmin socialist pas rënies së realizmit socialist; Nysret Krasniqi me kumtesën “Kritika letrare gjenuine”; Lindita Tahiri: Studimet e institucionalizuara të letërsisë dhe kritika publike letrare; Muhamet Hamiti: Konsolidimi i sistemit letrar shqiptar-kritika letrare e shekullit XXI; Afrim Rexhepi: Problemet e kritikës letrare; Eljon Doce: Testamenti kritik i Sabri Hamitit.

Akademikja Floresha Dado foli për realitetin në të cilën ndodhet kritika letrare sot dhe problematikat e saj, për zgjerimin dhe thellimin e mendimit kritik në rrethana të reja teoriko-formuese (Qasje që mund të ndryshojnë).

Vjollca Osja dhe Gazmend Krasniqi marrin pjesë me kumtesën “Procedimet intertekstuale në sistemin tonë letrar dhe gjykimi i sotëm; Kujtim M. Shala me kumtesën “Sabri Hamiti: jam unë; Laura Smaqi; Letërsia moderne shqipe në studime e shekullit XXI; Edlira Macaj: kritika letrare në media; Anton Gojcaj: Letërsia shqipe në Malin e Zi në kritikën letrare. /ATA/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.