Francë/ “Vogue” për stilin unik të dentistes shqiptare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Revista “Vogue” edicioni francez i ka dedikuar një shkrim të gjatë shqiptares Ilirida Krasniqit.

Krasniqi me profesion është dentiste, por prej disa vitesh nëpërmjet rrjeteve sociale është shndërruar në një influencere të modës, falë stilit dhe veshjeve të saj shumë elegante  të bazuara në vitet e 80-të.

Në këtë paraqitje të Vogue, Krasniqi ka kujtuar se nëna e saj e vishte shumë në mënyrë të rregullt, por që Ilirida e ndryshonte me detaje. Ndërkohë ajo ka treguar se moda ka filluar ta provokojë më shumë kur kishte mbushë 16 vjet, dhe se para kësaj periudhe ishte e dhënë shumë pas sportit.

Ilirida që ka përfunduar edhe masterin për dentiste, si dentiste punon dy deri tre herë në javë, kurse pjesën tjetër ia dedikon veshjeve, e që këto dy pasione të punës i zhvillon në Kopenhagë.

Ilirida më pas ka treguar edhe për pesë veshjet e domosdoshme e që sipas saj janë: një këmishë e bardhë, një palë xhinse, një bluzë me përmasa të mëdha, fustan i zi mëndafshi dhe sandale komode.

KultPlus ju sjell linkun e intervistës së Ilirida Krasniqit për Vogue të Francës./ KultPlus.com/

https://www.vogue.fr/fashion/article/ilirida-krasniqi-fashion-essentials-summer?fbclid=IwAR0OgWgXs_qJ-ciaxQJBjQdM_Nx65X4_OV_e83jR0YNJlgP0hmt-LHWEdys

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.