Vlerësimi i kulturës arbëreshe, modeli i Puljas, perspektivat dhe sinergjitë

E enjte, 25 Prill, 2024

Në mjediset e Bibliotekës së Institutit Italian të Kulturës në Tiranë u zhvillua sot tryeza e rrumbullakët me temë: “Vlerësimi i kulturës arbëreshe: modeli i Puljas, perspektivat dhe sinergjitë”.
Veprimtaria u organizua nga Ambasada e Italisë në Shqipëri, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), Instituti Italian i Kulturës, Institucioni i Rajonit të Puljas, si dhe Teatrit Publik Puljez në Itali.
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ishte një prej institucioneve kryesore që mbështeti organizimin e kësaj tryeze të rrumbullakët, e cila pati si qëllim të trajtonte problemet, sfidat dhe perspektivat e komunitetit të arbëreshëve në Itali, veçanërisht atyre që jetojnë në rajonin e Puljes.
Pas fjalëve përshëndetëse të mbajtura nga Z. Stefano Salmaso (Përfaqësuesi i ambasadës Italiane) dhe Dr. Albana Tole (Zv/ministre e Ministisë së Arsimit, Sportit dhe e Rinisë), fjalën e mori drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, prof. as. Diana Kastrati, e cila vlerësoi rëndësinë e këtij takimi dhe tematikën e përzgjedhur, që përkon me vetë objektin e punës së Qendrës së Studimeve dhe publikimeve për Arbëreshët, e gjithashtu vërteton nevojën objektive për bashkëpunim ndërmjet institucioneve kompetente shqiptare dhe italiane. Pasi paraqiti një panoramë historike të ngulimeve arbëreshe në Itali, ajo e vendosi theksin te situata aktuale e këtyre komuniteteve, duke nënvizuar vështrimin objektiv, të qartë dhe largpamës që duhet bërë.
Ndër të tjera, prof. Kastrati tha: “Ngritja e një Qendre ekskluzive për Studime dhe Botime Arbëreshe, si një vullnet i mirë në këtë drejtim, i krijuar për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar që nga zanafilla e tij e deri më sot është një fakt që duhet duartrokitur dhe lavdëruar, pasi situata duhet parë nga brenda këtyre realiteteve, për të mos rënë në grackën e retorikës së kotë”. Në këtë kuadër, ajo ka përmendur shkurtimisht disa nga arritjet kryesore të QSPA-së, institucion i cil brenda dy vjetësh të funksionimit të vet ka botuar plot 10 libra studimorë, ka përudhur botimin e periodikut shkencor “Continuum (Revistë e Studimeve Arbëreshe)” dhe ka organizuar një sërë konferencash studimore kombëtare e ndërkombëtare.
Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj tryeze të rrumbullakët, prof. Kastrati ka theksuar vëmendjen që duhet t’i kushtohet komunitetit arbëresh në Pulia, duke e parë këtë veprimtari si pikënisje për të lidhur urat e bashkëpunimeve ndërinstitucionale dhe për të hartuar një plan të menjëhershëm e afatgjatë për një bashkëpunim efikas drejt objektivave të realizueshme nga të dyja palët.
Në këtë tryezë të rrumbullakët u përfshinë me diskutimet e tyre edhe Znj. Maria Raffella Lamacchia (Drejtoresha e Seksionit për Arsimin dhe Universitetin në Rajonin e Pulias), Z. Sebastiano Leo (Këshilltari (Assessore Istruzione) për arsimin dhe punën në rajonin e Pulias), Z. Lino Manosperta, Përgjegjës i Zyrës së Projekteve – TPP – Konsorciumi Rajonal për Artin dhe Kulturën e Pulias etj., të cilët parashtruan idetë e tyre për promovimin e kulturës së arbëreshëve në rajonin e Puljas.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 