Itali/ Mjeshtri Petrit Kozeli merr vlerësimin e lartë nga Presidenti Mattarella

E shtunë, 4 Maj, 2024

Kalorës, Oficer madhor, Kalorës i Urdhrit të San Silvestro të Selisë së Shenjtë, Ambasador i Shqipërisë në Mantova dhe në botë, dhe nga dje zyrtarisht edhe Commendatore i Republikës Italiane.

Është Petrit Kozeli, ish fotograf në Shqipëri dhe tashmë i natyralizuar në Mantova ku edhe ka hapur dyqanin e njohur të këpucëve, i njohur edhe për këpucët e tij, simbol i harmonisë mes njerëzimit me sloganin “Për një rrugë paqeje”.

Certifikatën e vlerësimit nga Presidenti Sergio Mattarella Kozeli e ka marrë në ditën e rëndësishme për Italinë. Në ceremoninë zyrtare të 2 qershorit, ditës së themelimit të republikës.

Petrit Kozeli prej gati 30 vitesh jeton në Mantova, Itali ku e njohin shqiptarë e italianë. Ka nga ata që e kujtojnë si “këpucarin e Papës”, apo si realizuesin e këpucëve me ngjyrat e flamurit italian dhe atij shqiptar. Kjo është e vërtetë, por historia e Petrit Kozelit nuk nis me këpucët. Dashuria e tij e parë ishte fotografia. Përpara viteve ‘90, ai ushtronte profesionin e fotografit, madje ka pasur fatin të jetë dëshmitar i momenteve të rëndësishme në kapërcyellin e ndërrimit të sistemeve në Shqipëri. Ju kujtohen portretet e të ikurve me ambasadat? Petrit Kozeli ka realizuar fotografitë e pasaportave të të gjithë shqiptarëve, që u futën brenda kangjellave të ambasadës gjermane. Me largimin drejt Italisë ai fitoi një zanat tjetër, atë të këpucarit. Sot ka një dyqan në “Via Orefici”, ku hyjnë e dalin klientë, që Petriti i pret e përcjell me buzë në gaz dhe me një batutë gjithmonë gati.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 