Historia dhe rrënjët e akademizmit shqiptar

E enjte, 25 Prill, 2024

Veprimtaria shkencore “Historia e akademizmit shqiptar – (periudha e parë) kolegjet, katedrat e para të shqipes në Itali dhe në mjediset arbëreshe” u mbajt në formën e një bashkëbisedimi që u moderua nga tre akademikë Matteo Mandalà, Francesco Altimari, Pëllumb Xhufi, me pjesëmarrje fizike dhe online.
Kjo veprimtari u organizua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe njësia e kërkimit e studimit për arbëreshët, arvanitët dhe arbneshët, ngritur para pak kohësh pranë ASH me kryetar Francesco Altimari-n.
Është veprimtaria e parë që organizohet drejtpërsëdrejti nga kjo njësi e re e kërkim-studimit.
Kryetari i Akademisë së Shkencave mbajti fjalën përshëndetëse dhe tha se kjo konferencë zhvillohet në vazhdën e aktiviteteve të programuara në kuadër të 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave.
Kuptohet se nuk mund të flasësh e të kremtosh arritjet në këto 50 vjet rrugëtim të Akademisë si institucion, pa folur për rrugën dhe historinë e gjatë të akademizmit shqiptar e më posaçërisht për zanafillat e tij, për pararendësit dhe ideuesit e krijimit të një akademie shqiptare. Dhe fazat më të hershme të akademizmit shqiptar lidhen me institucionet e kultit, me kolegjet dhe seminaret italo-arberëshe, ndërsa shqiptimin për nevojën e një akademie shqiptare e bënë personalitete të tillë si Dora d’Istria, Jeronim de Rada e Sami Frashëri, tha akad. Gjinushi.
Ai thekoi se qe pozitiv hapja e një debati shkencor nga Akademia e Shkencave bashkë me kolegët arbëreshë për një rivlerësim të shekullit të 17-të dhe të 18-të, të cilët janë quajtur “shekuj të heshtjes” apo “të errët”, ndërkohë që ata kanë qenë shekujt pararendës të Rilindjes Kombëtare, janë zanafilla e saj.
Marco Moroni foli për Kolegjin e Loretos dhe Kolegjin e Fermos, për lidhjen mes tyre, themelimin, për misionin e tyre dhe kontributet e personaliteteve dhe familjeve të njohura arbëreshe dhe kishës së tyre, ku u formuan për meshtari edhe rishtarët e ardhur nga provincat e dikurshme kishtare të Arbërit.
Stefano Parenti foli për Manastirin e Grotaferrates në Romë, një nga qendrat kryesore kulturore të ritit bizantin dhe pika e referimit për arbëreshët e Italisë ku kanë meshuar për shekuj me radhë.
Manastiri i Santa Maria Di Grotaferrata-s, i njohur si Manastiri i San Nilos u themelua në 1004. San Nilo dhe murgjit e tij sollën në Grotaferrata ritin bizantin-grek, në variantin italik, i cili është ruajtur ende. Brenda këtij manastiri janë ruajtur vepra të rëndësishme arti dhe një bibliotekë që ruan dorëshkrime unike në botë.
Në shtator të vitit 1909 është çelur edhe shtypshkronja me emrin “San Nilo”.
Pietro di Marco foli për Institutin Andrea Reres të Mexojuzos, duke e lidhur me historinë e Manastirit që u hap pas vdekjes së Andrea Reres në maj 1648 dhe iu besua murgjve të ritit grek.
Ardian Ndreca foli për historinë e misioneve të Propagandës Fide dhe punën e përulur misionarëve me kontribute studimore dhe kërkimore në funksion të gjuhës dhe trashëgimisë.
Evalda Paci foli për kontributet mbi botën bizantine dhe kulturën e hershme të shkrimit nga studiues arbëreshë në një areal kulturor arbëresh të mirëfilltë, me fillesat e veta në shekujt e 15-18-të. Kjo trashëgimi ka dhënë dhe jep në vazhdimësi një ndihmesë të vyer në studimet albanologjike shqiptare, tha Paci.
Gëzim Gurga foli për San Pietro-n në Montorio dhe San Bartolomeo-n në Isola, dy qyteza të Horës së Arbëreshëvet të themeluara nga grupe shqiptarësh që vinin nga viset shqiptare dhe nga Himara që kishin ikur nga pushtimi i perandorisë turko-osmane, që i detyroi të braktisnin vendlindjen duke shkuar përtej detit Adriatik, në Itali. Ai foli për meritat e priftërinjve të kishës arbëreshe për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës, të traditës dhe të identitetit të këtyre komuniteteve të shpërngulur.
Matteo Mandalà foli për seminarin greko-shqiptar të Palermos. Ai tha se në vitin 1782 u çel kolegji arbëresh në Kalabri, dhe më 1784 me seminarin italo-greko-arbëresh të Palermos ishin dy shtyllat ku u formuan breza të tërë arbëreshësh, duke u bërë fanar ndriçues për të rizbuluar identitetin e tyre kulturor. Matteo Mandalà përmendi At Gjergj Guxetën, një nga themeluesit e kolegjit të Palermos që theksonte se ne nuk jemi grekë dhe hartonte traktate për t’i dëshmuar botës italiane rrënjët arbëreshe. Ai kujtoi edhe Gjon Nikollë Kazazin që ka zbuluar “Mesharin”. Seminaret arbëreshe i rikthyen trashëgiminë botës shqiptare, tha akad. Matteo Mandalà.
Francesco Altimari foli për historikun e Kolegjit Corsini në Shën Dhimitër Koronë dhe për kontributin e kolonive arbëreshe në lëvizjen kulturore dhe arsimore me synimin për t’u afirmuar si etnitet kulturor dhe për t’i bërë ballë asimilimit nga kultura italiane që i rrethon.
Hapja e institucioneve arsimore si kolegji i Shën Adrianit në Kalabri, seminari arbëresh i Palermos apo kolegji në Siçili, krijoi mundësinë e përgatitjes arsimore të shumë intelektualëve fetarë e laikë të kohës, por edhe dha kontribut me rëndësi të çmuar në luftërat për bashkimin e Italisë, Rilindjes e përgjithësisht kërkesave liridashëse dhe përparimtare të shoqërisë italiane brenda së cilës arbëreshët jetojnë, tha akad. Altimari. Ai theksoi se në vitin 1736, për herë të parë filloi të shkruhej gjuha shqipe dhe u ngritën institucione arsimore e shpirtërore të arbëreshëve. Kultura arbëreshe ndjehej e kërcënuar nga fushata e kishës katolike të Italisë së Jugut kundër ritit bizantin që ndiqej nga komunitetet arbëreshe. Kolegji “Shën Adrianit” ishte një kthesë vendimtare në historinë fetare, politike, kulturore dhe civile të arbëreshëve të Italisë së bashku me seminarin arbëresh të Palermos në Siçili., tha akad. Altimari.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 