Kёtё tё dielё edhe Shqipet e Vogla nё Aalborg festuan mes emocioneve dhe haresё 1 Qershorin, Ditёn Ndёrkombёtare tё Fёmijёve!
Nёn drejtimin e mёsuesve tё talentuar Ganimete Mehmeti, Bastrije Mehmeti-Mula e Metë Beqiri tё Shkollёs Shqipe ‘’Kosova’’, ata e shёnuan kёtё ditё tё veçantё me njё program tё pasur artistik plot kёngё e recitime, si dhe prezantimin e punimeve e vizatimeve tё bukura me motive kombёtare.
“Shkolla Shqipe Aalborg Danimarkë ёshtё njё shembull i angazhimit atdhetar dhe i qytetarisё sё mirё. Me punёn e palodhur e plot sakrifica, mёsuesit Ganimete, Bastrije e Metë vijojnё prej vitesh me pёrkushtim atdhetar tё rrёnjosin tek fёmijёt dijet pёr gjuhёn amtare, historinё e kulturёn tonё kombёtare. Nё sajё tё pasionit tё tyre, sё bashku me prindёrit dhe veprimtarёt e bashkёsisё shqiptare tё Aalborgut e rrethinave, vogёlushёt shpalosin me plot çiltёrsi e krenari trashёgiminё tonё, duke qenё njёherёsh qytetarё tё denjё tё shoqёrisё daneze, qё i ka mikpritur krahёhapur dhe ka mbёshtetur rrezatimin e kёsaj larmie nё gjirin e vet.’’, nёnvizoi, ndёr tё tjera, Ambasadorja Elida Petoshati nё pёrshendetjen e saj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.
Kёtё tё dielё edhe Shqipet e Vogla nё Aalborg festuan mes emocioneve dhe haresё 1 Qershorin, Ditёn Ndёrkombёtare tё Fёmijёve!
Nёn drejtimin e mёsuesve tё talentuar Ganimete Mehmeti, Bastrije Mehmeti-Mula e Metë Beqiri tё Shkollёs Shqipe ‘’Kosova’’, ata e shёnuan kёtё ditё tё veçantё me njё program tё pasur artistik plot kёngё e recitime, si dhe prezantimin e punimeve e vizatimeve tё bukura me motive kombёtare.
“Shkolla Shqipe Aalborg Danimarkë ёshtё njё shembull i angazhimit atdhetar dhe i qytetarisё sё mirё. Me punёn e palodhur e plot sakrifica, mёsuesit Ganimete, Bastrije e Metë vijojnё prej vitesh me pёrkushtim atdhetar tё rrёnjosin tek fёmijёt dijet pёr gjuhёn amtare, historinё e kulturёn tonё kombёtare. Nё sajё tё pasionit tё tyre, sё bashku me prindёrit dhe veprimtarёt e bashkёsisё shqiptare tё Aalborgut e rrethinave, vogёlushёt shpalosin me plot çiltёrsi e krenari trashёgiminё tonё, duke qenё njёherёsh qytetarё tё denjё tё shoqёrisё daneze, qё i ka mikpritur krahёhapur dhe ka mbёshtetur rrezatimin e kёsaj larmie nё gjirin e vet.’’, nёnvizoi, ndёr tё tjera, Ambasadorja Elida Petoshati nё pёrshendetjen e saj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.