Turqi/ Kryetari i “Vatrës” nderohet me titullin “Kalorës i Urdhërit të Flamurit”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i shoqatës “Vatra” në Stamboll, Z. Bora Zukali (Ambasador Kombi) është nderuar sot sot në Stamboll nga Presidenti Ilir Meta me urdhërin më të lartë të Shqipërisë “Kalorës i Urdhërit të Flamurit”.  Presidenti i ka akorduar titullin me mirënjohje ndaj veprës dhe kontributeve atdhetare të dhëna për promovimin e kulturës, historisë, traditës kombëtare shqiptare, si dhe të drejtave të shqiptarëve të Turqisë, duke forcuar më tej lidhjet miqësore mes popullit shqiptar dhe atij turk.

“Shpreh jo vetëm mirënjohjen dhe respektin tim por edhe të komunitetit shqiptar në Turqi për Presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta për vlerësimin e tij me këtë urdhër kaq të lartë për të cilin premtoj solemnisht se jam Kolonjar, nga toka e rilindjes, dhe se do të punoj me të gjitha energjitë gjithë jetën time dhe do të eci përpara për ti shërbyer Shqipërisë.

Këtë vlerësim të lartë nga Presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta ia dedikoj në radhë të parë familjes time dhe të gjithë miqve dhe kolegëve të mij kudo ku janë, si këtu në Turqi, në Shqipëri, ashtu edhe në diasporë në respekt të përpjekjeve të tyre për përparimin dhe begatimin e mëmëdheut tonë, Shqipërisë.

Jam i lumtur dhe i nderuar!

Faleminderit Shqipëri, ti Mëma ime!” shkruan Zukali në facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.