Gentjana Tafili, “Ambëlsia e kangës shkodrane në Zvicër”

E premte, 3 Maj, 2024

Më ka bërë përshtypje gjithmonë tek njerëzit veç të tjerash një virtyt, ai i punës me pasion e dashni! Përkushtimit pa kushte, edhe pa qënë të detyruar të bëjnë atë çka bëjnë, përveçse duan! E ky virtyt lartësohet kur puna kolosale e bërë nuk shoqërohet as me mendjemadhësi, as me fjalë të tepërta, veçse lihet në heshtje….

Jo shpesh i kam gjetur të dyja së bashku, por në këtë rast për të cilin kam zgjedhur të flas, kam gjetur shumë më tepër sesa kaq! Nisur nga fakti se asnjëhere nuk flet për veten, nuk shfaqet shumë në intervista apo në studio televizive, nuk ka dëshire të lavdërohet, vendosa të flas unë për të.

Në rreshtat e këtij shkrimi do të gjeni thjeshtësinë e një njeriu të lartë, një vajze shkodrane si Gentjana Tafili. Ky emer flet shume jo vetëm për për mua që kam pasur fatin ta njoh personalisht por edhe për qytetin e Shkodrës në artin e të cilit Genta ka dhënë me gjithë finesën e mundëshme kontributin e saj.

Talenti i saj spikat që në vogëli, kur këndonte plot pasion këngët e bukura të muzikës për fëmijë.

Është në vitin e parë të gjimnazit kur spikat për zërin e saj të veçantë, megjithëse kishte nisur të këndonte shumë më herët në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Në një brez të pasur me talente, zëri i saj i veçantë do të meritonte shumë duartrokitje që në koncertet e para të këngës për fëmijë.

Rritja në moshë do ta rriste edhe artistikisht GentjanËn e cila përzgjidhet nga Mjeshtri i muzikes Ilir Zoga si dhe nga klarinetisti i mirënjohur shkodran Mjeshtër i madh Nimet Salabegu, ndër këngëtaret më të mira të qytetit të Shkodrës.

E apasionuar pas Këngës Qytetare Shkodrane, me këtë artiste, ishte shumë e thjeshtë të punoje sepse shtrirja e saj vokale të lejonte të kaloje barrierat edhe vështirësinë që kishin këto këngë elitare.

Që nga jaret që nuk i këndojnë dot të gjithë, e deri tek këngët që masivisht këndoheshin në qytet Gentjana i bëri pjesë të repertorit të saj artistik.

Zëri i saj kishte tendencën ti afrohej vokalit që i shkon përshtat muzikës klasike edhe të kishte një shpalosje shumëdimencionale, të cilën çdo artist do ishte krenar të posedonte. Ishin vitet e të tranzicionit, një kohë kur ishte e vështirë në çdo drejtim, kur Genta zgjodhi të ndiqte ëndrrën edhe ti dedikohej tërësisht muzikës!

Bashkëpunimet e para si këngëtare profesioniste i pati me Profesorin e mirënjohur të qytetit të Shkodrës, Drejtuesin e muzikës në Teatrin Migjeni Profesorin Ilir Zoga. Atëhere një vajzë e re, me ambicie edhe me përkushtim të lartë, i tregoj qytetit por edhe Diasporës se dalja e saj në skenë nuk qe një rastësi, por një përshfaqje e vlerave të vokalit edhe interpretimit, të cilat në nisje qenë një “talent” e ndërsa sot janë të kultivuara tek Genta si vlera profesionale.

Miku i saj i kahershëm por edhe ndër bashkëpuntorët e saj të parë Profesor Ilir Zoga shprehet kështu për kengetaren Gentjana Tafili: “Gentjana, nji mike dhe kolege e hershme, shume e respektuar dhe e dashur, me vlera njerëzore të jashtëzakonshme, për tu admiruar. Në të gjitha herët, bashkëpunimet me të kanë qenë mjaft të suksesshme. E si mos të jenë të tilla nga kjo vajzë e talentuar dhe shumë pasionante për muzikën në përgjithësi e për këngën shkodrane në veçanti. Një këngëtare që identifikohet nga timbri i zërit mjaft i veçantë dhe i pastër, nga talenti dhe përkushtimi maksimal për realizimin me përpikmëri të të gjitha këngëve që këndon, nga thjeshtësia dhe sinqeriteti i saj në punë dhe në jetë”.

Profesor Ilir Zoga

Pas koncerteve të para të realizuara në Shqipëri, Gentjana Tafili do të zhvendosej në Zvicër, atje ku u dallua për talentin e saj në muzikë edhe ku të gjithë ata që e donin këngën Shkodrane edhe atë Shqiptare e ndiqnin me shumë dëshirë sa herë që interpretonte  live.

Megjithatë të qënit emigrant në një vend të huaj e të panjohur nuk ishte aspak e lehtë. Përveç ëndrrës për tu bërë një këngëtare e realizuar ajo nuk mori asgjë me vete nga vendi i saj. Kështu që gjithçka nisi nga zero që nga formimi i saj professional tashmë në një tjetër shtet, e deri tek realizimi i ëndrrës i cili nuk mbeti asnjeherë vend numëro.

Megjithëse në një vend të huaj, me një përkushtim të jashtëzakonshëm arriti të përshtatej duke mësuar gjuhën, madje edhe në dialektin e zonës, e duke u thelluar në studime të njëpasnjëshme arriti që të hyje në sistemin arsimor zvicerian, aty ku jep kontributin e saj edhe sot, sidomos në mbështetje të fëmijëve edhe prindërve shqiptar.

Por përveç se do të realizohej si vajzë edhe si grua e zonja profesionalisht, ajo asnjëherë nuk ndali lidhjen e saj me muzikën. Këtë lidhje të bukur e të dashur për të, e bëri të mundur përmes kurseve profesionale që ndiqte për muzikën klasike, por edhe formimit të përgjithshëm muzikor e kultural, përmes veglave muzikore të cilat i studion edhe sot në vazhdimsi.

“Gentjana vazhdon të marr mësime të këndimit kryesisht të stilit klasik me Sopranon e mirënjohur Klodiana Brahimi si edhe mësime të kitarës me mësuesin zvicerian Andy Lehner. E ndodhur larg vendit atje ku nisi të spikaste për talentin e saj, tërhoqi vëmëndjen e shumë institucioneve, ndër të cilat do të doja të ndalesha specifikisht tek LAPSH por edhe kori i kantonit të Aargaut “Chor & Bunding”. Ndër sukseset e saj më të mëdha artistike kanë qenë koncertet e realizuara me këto institucione, por edhe bashkëpunimi me artiste të tjerë. Gentjana së bashku me muzikantin Rafael Lishi ka marrë pjesë në disa aktivitete ndërkulturore në Zvicër me pjesëmarrës zvicerian dhe kombësi të ndryshme ku paraqitet me muzikë shqiptare. Ajo është e ftuar së fundmi në festën jubilare të 50 vjetorit të themelimit të Caritasit të  Aargaut në Zvicër.

Një ndër emrat e shquar të muzikës, i njohur  ndërkombëtarisht, sidomos për punën e tij në muzikën Klasike, kompozitori edhe Mjeshtri i madh Zef Çoba për artisten Genjana Tafili do të shprehej kështu:

“Këngëtarja Gentjana Tafili e ka filluar rrugën e artit që në moshë të njomë, duke marrë pjesë në festivalet Lokale e Kombëtare të Këngës për Fëmijë. Megjithse jeton prej vitesh jashtë vendlindjes dhe vendit të saj, nuk është shkëputur nga pasioni për muzikën dhe artin e intepretimit të këngës, kryesisht asaj Shqiptare. Ajo po e pasuron vazhdimisht repertorin në të cilin bien në sy veçanërisht këngët e zgjedhura e të bukura  shkodrane, të qytetit të saj të lindjes.

Në larminë e madhe të interpreteve, ajo vjen me zërin edhe timbrin e saj origjinal dhe interpretimin e sinqertë. Një tjetër dukuri që bie në sy në punën e saj artistike, është ambicia edhe këmbëngulja për të zgjeruar repertorin e realizimeve të saja me krijime të reja, duke dhënë kështu një kontribut për nxitjen e mendimit krijues. Për këtë ajo bashkëpunon në mënyrë sistematike me krijues e poetë, kompozitore e producentë të njohur. Me finesën edhe elegancën që i transmeton artistikisht këngët është gjithnjë e dashur dhe e pëlqyer nga artdashësit dhe admiruesit e saj të shumtë”.

Profesor Zef Çoba

Sa kënaqësi e privilegj për çdo artist të punosh me emra të tillë të cilët vetë puna e tyre i ka lartësuar. E aq më tepër të dëgjosh të citohen fjalë kaq të mira, prej atyre artistë të cilët janë gurë të çmuar të muzikës tonë, ndër ta një vend të veçantë ka Profesori Zef Çoba

Në këtë shkrim përveçse mendimeve të mija pozitive edhe përshtypjeve të mija, kam dashur të jenë pjesë edhe emra të mirënjohur të muzikës të cilët dinë të njohin elementet e vlefshëm të saj. Një ndër ta, të cilit me kënaqësi i kam kërkuar një mendim, është Profesor Gjon Shllaku. Profesor Gjoni ka bashkëpunuar me Gentjanen në një ndër produksionet e saj më të fundit, në këngën e bukur të të pavdekshmit Prenkë Jakova, Margjelo.

Drejtuesi i Korit polifonik “Prenkë Jakova” shprehet kështu: “Unë e vlerësoj pozitivisht aktivitetin interpretues të këngëtares së mirënjohur Gentjana

Tafili, e cila me thjeshtësi interpretuese, me një zë të pastër – karakteristik për këngën qytetare shkodrane, ka sjellur e vazhdon të realizojë modele të reja të repertorit më të mirë, e të zgjedhur të saj. Sidomos realizimet e videoklipeve të kohëve të fundit, dëshmojnë për një aktivitet e performance në rritje, që i pershtaten një artistje tashmë të formuar e me prespektivë suksesi”

Profesor Gjon Shllaku

Jo vetëm një aktivitet jashtë vendit por edhe shumë bashkëpunime me emra të mirënjohur të muzikës e kanë bërë Gentjanën të kthehet shpesh në Atdhe. Këngët e realizuara ndër vite kanë qenë të shumta, duke e pasuruar artistikisht repertorin e saj edhe duke e bërë atë të jetë një surprizë në sytë e artdashësve.

Potpuri dhe kolazhe me këngët shkodrane. Do të ja linin vëndin albumit të saj të parë i cili përmban jo vetëm këngë të reja, por edhe perla të muzikës së qytetit tonë si këngët “Ti më je si një Gonxhe” apo “Margjelo”. Për realizimet e këngëve të saja të reja Gentjana I tejkaluar kufijtë e Shkodrës duke  bashkëpunuar edhe me emra famoz të muzikës aktuale si: Kompozitori edhe Pedagogu Enis Mullaj apo Kompozitorja edhe Pedagogia Erjona  Rushiti. Deri tani nga ky album i mirëkuruar në çdo detaj janë prezantuar këngët edhe klipet te materjaleve të bukura muzikore si “Shkodrës” apo balada e mrekullueshme “Kam harru”.

Për realizimin e këtyre këngëve të bukura u desh një investim I madh shpirtëror e emocional nga Gentjana, por edhe bashkëpunëtorët e saj. Jo vetëm bashkëpunime të frytshme me muzikantë, por edhe me tekstshkrues e poetë të mirënjohur, ndër ta edhe Mjeshtri i Madh Ramazan Çeka kanë shpehur me kënaqësi mendimin e tyre për artisten e talentuar Gentjana Tafili.  Në kopshtin e këngës popullore shkodrane, çeli edhe një lule e bukur dhe e këndshme,

Gentjana Tafili që jeton në Zvicër dhe këndon shqip, e cilësuar nga poeti i madh Agim Doçi si “Ambëlsia e kangës shkodrane”. Kënga popullore qytetare shkodrane u bë pasioni i sajë që kur ishte fëmijë dhe që i dha shtysë për të zgjeruar repertorin me këngë shkodrane, të vjetra dhe të reja. Vokali i saj është shumë i bukur, është besnike e traditës por edhe në kërkim të vazhdueshëm të vetvetes. Duke u përballur gjithnjë e më shpesh me skenën, si dhe njohja me këngëtarët e vjetër krijuan tek ajo një marrdhënie të ngrohtë me spektatorin, e cila influencoj shumë edhe në interpretimin e këngëve popullore me një siguri dhe profesionalizëm. Prirjet dhe talenti i saj, eksperienca jashtë shtetit dhe njohja e artit bashkëkohorë, zgjeroj edhe më tepër nivelin e saj si këngëtare. Ajo brenda pak vitesh krijoi personalitetin e saj artistik, duke u bërë një këngëtare shumë e njohur dhe e dashur për të gjithë. Ajo mori pjesë në “Sofren shkodrane”, por edhe në koncertet që Agjensia e Spektakleve “Buna 1” organizon herë pas here, si dhe në shumë aktivitete të tjera, ku u identifikua si një këngëtare me të ardhme. Bota e saj e brendëshme është e madhe, duke krijuar gjithnjë e më tepër tipare më origjinale e më të mëdha të një artisteje me shumë autoritet skenik dhe artistik.

Ramazan Çeka

Gentjana Tafili po përgatitet të sjell së shpejti Albumin e saj të parë, i cili për muzikën shkodrane do të jetë si një fllad që fryn nga larg, merr nga liqeni, pekëdhel Bunen e kalon mbi Rozafë… E përhap në Shkodër me finesën që e karakterizon, botëkuptimin e një artisteje të veçantë…

Nga Linda Kavaja

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 