Spanjë/ Shfaqet në “Casa Europa” filmi shqiptar “Portreti i Pambaruar”

E premte, 3 Maj, 2024

Ambasada shqiptare Madrid, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë, shfaqi në “Casa Europa, Circulo de Bellas Artes”, filmin “Portreti i Pambaruar”, me regji të Namik Ajazit. Filmi është një realizim me aktorë shqiptarë dhe italianë, i bazuar në ngjarje të vërteta. Është pritur mjaft mirë brenda dhe jashtë vendit. Është shpallur filmi më i mirë në Festivalin e Filmit në Karlsruhe, në edicionin e vitit 2021.

Tregon historinë e një dashurie të pamundur të një djali shqiptar dhe vajzës së një diplomati italian në vitet e izolimit totalitarist ’80.

Lexo edhe: Premiera e “Portreti i pambaruar”, një histori mes Shqipërisë dhe Italisë

Aktivitetin e përshëndeti drejtori i “Casa Europa”, z. Valerio Rocco i cili shprehu kënaqësinë për faktin se për herë të parë në këtë qendër të rëndësishme të kulturës dhe artit evropian, “Circulo de Bellas Artes”, prezantohet një film me autorë shqiptarë i vlerësuar tashmë ndërkombëtarisht.

Ambasadori i Shqipërisë në Madrid, z. Gazmend Barbullushi, theksoi rëndësinë shfaqjes së filmit dhe njohjes së publikut në Spanjë me kinematografinë dhe me historinë shqiptare. Ambasadori i Italisë, z. Ricardo Guariglia, përcolli vlerësimet më të mira për filmin dhe bashkëpunimin e aktorëve nga të dyja vendet. Regjisori, z. Namik Ajazi, njohu audiencën me  detaje interesante për idenë dhe realizimin e filmit dhe shprehu kënaqësinë për pritjen e suksesshme të tij edhe në Madrid.

Pas shfaqjes të ftuarit e shumtë, diplomatë të huaj, dashamirës të kinemasë, shqiptarë, italianë e spanjollë dhanë konsideratat e emocionet e tyre më të mira për filmin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 