Piktori shqiptar Genti Tavanxhiu çel në Shkodër ekspozitën “ES”

E premte, 3 Maj, 2024

Në Galerinë e Arteve të qytetit shkodran, më 18 qershor do të çelet  ekspozita personale e artistit Gent Tavanxhiu me titull “ES” (pavetëdija, dosja e memories). Kjo ekspozitë vjen për herë të parë për publikun e mbarsur me udhëtimet reale dhe alegorike, që gurgulljnë nga mbamendja dhe energjia mahnitëse e imagjinatës. Ndërthurja multiforme e shprehisë artistike, si skulptura në gur, dru, apo pikturat në letër dhe pëlhurë, janë boshti qëndror i kësaj ekspozite…

Kësisoj, shpalitja e imazheve lehtëson te publiku, leximin e qartë dhe pa ngurrim përkthimin e një bote intime në relacion të ngushtë me simbolikën e qytetit shkodran.

“Këtë ekspozitë ia kushtoj Profesorit dhe artistit të përmasave ndërkombëtare, i cili lartësoi shpirtin artistik shqiptar të arealit  botëror, Lin Delisë”, thotë artisti.

Ato janë të pandashme nga njëra-tjetra, por rrëshqasin si prekja e një peneli nga vepra në vepër përcjellë joshje tek shikimet dhe perceptimet ideoemotive të vëzhguesit të mprehtë. Temat e trajtuara kanë larminë dhe brishtësinë e kërshërisë ngashnjyese. Yshtja për të rrëmuar skutat e kujtesës, zgjon tek artisti domosdoshmërinë për qasjen mes realitetit psiqik dhe atij konkret.

Miniera e pavetëdijes e grishë artistin të gërmojë, atje ku kozmosi i fantazisë dhe jehonat e ëndrrave shpleksen në forma thekëse! Magnetizimi burimor dhe zhdërvjelltësia artistike në materializmin e botës platonike të ideve, shpien artistin në vete realizimin e plotë artistik.

Genti Tavanxhiu u lind në Shkodër, më 9/11/1973. Formimi i tij artistik, tashmë njihet në arenën ndërkombëtare, ku ka fituar çmime dhe admirime duke realizuar vepra monumentale dhe ekspozita të vyeshme të artit bashkëkohor…

Rikthimi në qytetin e lindjes është ndjesi dhe patos i posaçëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 