Poetja shqiptaro-kanadeze Armenida Qyqja dhuron libra në Shqipëri

E premte, 26 Prill, 2024

Ndërkohë që shpërndarja e librave nga njëri kontinent në tjetrin vazhdon të mbetet problem, poetja Shqiptare-Kanadeze, Armenida Qyqja shfrytëzon rastin e vizitës së saj në Shqipëri, jo vetëm për t’i shpërndarë vetë librat e saj nëpër libraritë kryesore anekënd Shqipërisë, por edhe nëpër bibliotekat e qyteteve. Kuptohet qartë, që qëllimi i saj primar është që t’i sjellë vargjet e saj pranë lexuesve dhe jo përfitimi monetar.

Deri tani, Armenida ka arritur t’i dhurojë vëllimet e saj poetike, bibliotekave të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës e Pogradecit. Në një bisedë për gazetën “Diaspora Shqiptare” ajo tregon se së shpejti synon t’i çojë librat e saj dhe në bibliotekën e Vlorës, Fierit, Shkodrës e Beratit.

Kujtojmë se Armenida Qyqja tashmë është autore e pesë vëllimeve poetike: “Përtej Kangjellave të Shiut”, “Letra Pa Zarf”, “Puthje në Eter”, “Mes rrahjeve të Zemrës” dhe “Dyzet Plus”. Tashmë ajo është një zë i afirmuar i poezisë shqiptare, e vlerësuar si e tillë nga Dr. Prof. Bardhosh Gaçe, Dr. Prof. Ilir Shyta, Dr. Prof. Johela Spaho, Dr. Prof. Eris Rusi etj.

Shkrimet e saj kanë përfshirë edhe ese e shkrime kritike, në të cilat Armenida nuk nguron të jetë një zë i fuqishëm për shqetësimet politiko-shoqërore të Shqipërise.

Dhe pse e larguar që prej vitit 1995, ajo vazhdon të jetë koherente me zhvillimet sociale të Atdheut. Dhurimi i librave, bibliotekave dëshmon dhe një herë atë çka ajo është dhe mbetet në thelbin e saj, përtej shkrimtares, një atdhetare e vërtetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 