Përfundon projekti Ishujt/ Ambasadorja: Në fokus mbeten problemet e komunitetit

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Në kuadër të zhvillimit të projektit “Ishujt 2022” në Rodos dhe në Kretë, për ofrimin e shërbimeve konsullore për qytetarët shqiptarë që banojnë në këto ishuj dhe në zonat përreth, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, e shoqëruar nga Oficerja Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me pushtetin vendor, midis tyre me Kryetarin e Bashkisë Rodos, Nën prefektin e Egjeut të Jugut, me Kryetarët e Bashkive Hania, Rethimno, Iraklio,Platania, Hersoniso dhe me Nën Prefektin e Kretes, si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policise në Kretë.

Në këto takime janë vlerësuar marrëdhëniet e mira midis dy vendeve dhe popujve, integrimi i mirë i komunitetit shqiptar në jetën sociale, ekonomike dhe politike të qyteteve ku banojnë.

Ambasadorja e Shqipërisë Znj. Luela Hajdaraga gajtë takimeve i ka falënderuar përfaqësuesit e pushtetit vendor për ndihmën e ofruar në zhvillimin e projektit “Ishujt” për dy vite radhazi, e mbi të gjitha për mbështetjen që i kanë treguar komunitetit shqiptar në Dodekanezë dhe në Kretë.

Në një prononcim për gazetën “Diaspora Shqiptare” ambasadorja tha se me përfaqësuesit e pushtetit vendor u diskutua  për problematikat e komunitetit shqiptar që kanë nevojë për zgjidhje emergjente si procedurat e lejeve të qëndrimit, marrjes së shtetësisë etj. Por edhe për përfshirjen e shtetasve shqiptare në Këshillat e Qarqeve dhe të Bashkive Greke, krijimin e qendrave kulturore në këto dy ishuj, roli të cilave do të jetë promovimi i kulturës dhe traditave shqiptare, hapjen e të reja për mësimin e gjuhës shqipe, binjakëzimin e Bashkive greke me Bashkitë shqiptare, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e turizmit si dhe forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Ambasadorja Hajdaraga ka zhvilluar një takim dhe me përfaqësues të shoqatave të ndryshme në Rodos, Hania, Iraklio, Rethimno, Kisamo, Palaiohëra, Hersoniso, Tavroniti etj., ku i ka informuar mbi çështjet e ngritura ne takimet e zhvilluara me pushtetin vendor, duke i shprehur angazhimin e autoriteve greke në zgjidhjen sa më të shpejtë të këtyre çështjeve, si dhe u bisedua mbi nevojat dhe kërkesat e komunitetit shqiptar në ishujt përkatës, për të cilat Ambasada do të vijojë punën për zgjidhjen e tyre sa më të shpejtë.

Ambasadorja ka vizituar nga afër edhe shkollën e gjuhës shqipe në Tavroniti në Kretë, ku është takuar me Kryetarin e Bashkisë Platania, me mësueset vullnetare të gjuhës shqipe, nxënësit dhe prindërit e tyre.

Gjithashtu, Ambasadorja Hajdaraga ka vizituar nga afer ambientet ku zhvillohej projekti “Ishujt 2022” në Rodos dhe në Kretë, duke parë vetë nga afër ofrimin e shërbimeve dhe duke biseduar me qytetaret shqiptare për shërbimin e ofruar.

Rreth 1000 shtetas shqiptarë me banim në Greqi, nga fëmijë të porsalindur e deri te personat në moshë të vjetër, kanë marrë në këto 6 ditë shërbime, duke reduktuar kostot e dokumenteve të tyre biometrikë si dhe distancat e largëta.

Realizimi me sukses i këtij projekti u mundësua falë bashkëpunimit efikas të të gjitha hallkave të angazhuara në këtë proces, si dhe vullnetit të palëkundur për t’ju ardhur më pranë qytetarëve shqiptare.

Vizita e Ambasadores u mbyll në Galerinë Bashkiake në Hania, ku ishte e ftuar e Kryetarit të Bashkise Hania, dhe ku u takua me personalitete të fushës së politikës, artit, kulturës dhe shkencës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 