Manjola Ulai, historia e një piktoreje shqiptare në Kanada

E premte, 29 Mars, 2024

Manjola Ulai është një piktore e re shqiptare që jeton në Montreal të Kanadasë, e cila në faqen e saj në Facebook “Manjola Art” u bë tashmë e njohur duke shpërndarë krijimtarinë e saj dita- ditës. Ajo në një bisedë të shkurtër për gazetën “Diaspora Shqiptare” shphreh kënaqësinë e saj që komuniteti shqiptar në Kanada ta njihte punën e saj krijuese…

Manjola, si lindi pasioni për pikturën, apo e keni trashëguar talentin?

Unë kam edhe dy motra të cilat janë piktore, dhe besoj se e kemi edhe të trashëguar për pikturë, por kam dhe atë ndiesinë që pasioni për pikturën ka lindur bashkë me mua, dhe është rritur dita-ditës. E dua këtë art, dhe nuk mund t’i largohem.

Postoni gjithmonë e buzëqeshur para pikturave tuaja në rrjetet sociale. Sa të lumtur të bën arti i vizatimit?

Mbi të gjitha, më së shumti më lumturon familja ime, ndërsa pikturën do e rendisja të dytën. Meqë po flasim për pikturën, mund të them se aty humbas mes ngjyrave pa fund dhe gjej vetveten tek çdo vepër që krijoj. Më jep shumë kënaqësi dhe nuk mund të jetoj pa të. Ndjehem me fat që Zoti më dhuroi këtë talent, sepse nuk e di se çfarë do kisha bërë tjetër.

Natyra dhe trupi janë dy tablotë që pasqyrohen më së shumti tek pikturat tuaja që i ekspozoni. Çfarë fryme përcjellin ato?

Natyra dhe trupi janë dy detaje të cilat janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Aq sa janë të bukura, aq janë dhe pa limit… Më pëlqen të shfaq hijeshinë e trupit, dhe qetësinë e natyrës. Të dyja pa dallim më duken shumë relaksuese për syrin, mendjen dhe shpirtin…

Sa shiten dhe sa janë njerëzit të interesuar për pikturat?

Interesi për artin figurativ besoj se po shtohet dita- ditës, sidomos në kohën e mundësisë së komunikimit përmes rrjeteve sociale, me ç’rast artëdashësit mund ta shohin krijimin dhe t’i ofrohen krijuesit në forma më të lehta se ç’ka qenë përpara. Çmimet variojnë në varësi të përmasave dhe kohës që më merr një pikturë.

Pse e keni zgjedhur nudon si veçori të artit tuaj?

Në fakt do theksoja që gjatë viteve të punës dhe krijimtarisë sime më kanë frymëzuar shumë pamje të ndryshme, si natyra e qete, portrete, peisazhet, dhe natyrshëm e kam gjetur veten edhe tek piktura moderne, abstrakte, dhe piktura realiste, etj… Më pëlqen të eksploroj me pikturë. Tani për momentin e gjej veten më shumë tek nuditeti, që për mua mbetet i shenjtë dhe i pafund. Çdo trup është i bukur në formën e tij, dhe jam e lumtur që mund ta krijoj një të tillë nga imagjinata ime.

Cilat mund të jenë pikturat botërore të cilat do t’i veçoje si frymëzuese të artit tuaj?

Në fakt ka shumë piktorë nga veprat e të cilëve kam marrë frymëzim, por do theksoja dy: “Mona Lisa” nga Leonardo Da Vinçi të vitit 1797, dhe nga i madhi Sandro Botticelli “Lindja e Afërditës” (The birth of Venus) e vitit 1485-1486 vepra të mëdha që nuk flasin por i thonë të gjitha. Besoj se secili humbet në vetvete kur kanë para syve këto vepra të mrekulleshme!

Me çfarë merreni tani?  

Kam nisur studimet në Shqipëri, kur u shpërngula në Kanada u detyrova ta lija në gjysmë, të cilën më vjen shumë keq që nuk arrita ta përfundoj. Tani momentalisht po i përkushtohem familjes sime dhe talentit tim si piktore.

Si është një ditë krijuese për ju?

Një ditë krijuese është plotë jetë… E nis me kënaqësi që në mëngjes në studion time, i gëzohem çdo ngjyre që hedh në tabllo, dhe çdi krijimi që bëj pastaj. Më ndihmon dhe më gëzon shumë herë edhe e vogla ime, e cila merr penelin dhe në tabllonë e saj të vogël hedh ngjyrat si mami i saj. Dhe kështu u gëzohem dy gjërave në të njejtën kohë. Natyrisht që më gëzon kur në fund të një vepre marrë vlerësimin e parë nga im shoq, i cili më mbështet shumë në rrugën e artit.

A e njeh komuniteti shqiptar në Kanada punën tuaj artistike?

Të them të vërtetën nuk e di se sa e njeh komuniteti shqiptar në Kanada punën time, por që do më gëzonte fakti që falë kësaj interviste ta njohin më shumë, dhe pse jo të marrin kënaqësi nga punimet e mia.

Për fund çfarë do të shtonit?
Faleminderit për intervistën dhe bravo për iniciativën që keni marrë që të mbani të bashkuar dhe të informuar një komb, i cili është ndarë në çdo cep të botës! Ju përshëndes!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 