U shpall kampione Europe, Veli në lot gëzimi: Kam vuajtur shumë, por ia dola!

E shtunë, 18 Maj, 2024

Tri medalje (dy të arta dhe një të argjendtë) dhe 6 prova të suksesshme për të bërë krenarë të gjithë shqiptarët, duke shënuar një arritje historike për peshëngritjen tonë në arenën ndërkombëtare. Shumë e emocionuar, Evangjelia Veli nuk mundi t’i përmbante lotët e gëzimit as në pedanë dhe as në momentin e prononcimit për “Panorama Sport”, teksa pas garës u shpreh:

“Dua të falënderoj trajnerin tim për këtë garë, pasi ishte e vështirë dhe me rezultatet jo europiane, por botërore. Nëse shikojmë rezultatet janë më të larta edhe se të botërorit.

Synoja të thyeja rekordin europian, por rrethanat e garës nuk na e lejuan këtë gjë. Megjithatë, jam shumë e lumtur që po i sjell Shqipërisë medaljet e para të arta, duke dëgjuar himnin shqiptar në sallë. Jam shumë e gëzuar”, tha Veli.

Më tej, kampionia e Europës me shumë emocione dhe me zë të dridhur tregoi përjetimet në pedanë, që erdhën si një çlirim pas shumë vuajtjesh:

“Kam qenë e emocionuar, sepse kam vuajtur shumë, siç edhe ju e dini. Vija pas një dëmtimi në këmbë dhe nga një faze ku nuk kam pasur mbështetjen e askujt, përveç familjes sime dhe për mua ishte shumë e rëndësishme kjo arritje, që vjen pas një lodhjeje të madhe. Një sukses që dua t’ia dedikoj vetes sime, trajnerit dhe familjes”.

Në fund, e pyetur nëse e priste një paraqitje kaq të jashtëzakonshme, Evangjelia tha:

“E prisja, sepse isha shumë e përgatitur dhe kemi punuar fort për këtë ditë. Jam lodhur shumë dhe kisha emocione, pasi gara bëhej në Shqipëri dhe të gjithë prisnin nga unë, por ia dola”, përfundoi Veli.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.