Foto dite/ Festivali i Gastronomisë Shqiptare në Greqi

E diel, 19 Maj, 2024

Është mbajtur dje në Athinë “Festivali i Gastronomisë Shqiptare”, organizuar nga Lidhja e Gruas Athinë, me pjesëmarrjen e shumë shoqatave të Komunitetit Shqiptar Greqi.

Një event – takim mes miqsh, të veshur me kostumet kuq e zi dhe me kostumet popullore shqiptare, nën tingujt e melodive të vendlindjes, me këngë e valle tradicionale, me punët e dorës dhe me gatimet tradicionale shqiptare.

“Sallat të dyja të mbushura plot e përplot, mes fytyrash të qeshura, mes duartrokitjesh, ku ashtu zhurmshëm dhe ëmbël secili ofronte dhe mbështeste me mënyrën e vet. Aktivistët e palodhur të komunitetit organizimin, të tjerë kostumet, amvisat duar arta me gatimet e tyre si dhe me pijet tradicionale shqiptare, mësuesit dhe përgjegjësit e grupeve me përkushtim dhe pasion që çdo gjë të dilte mirë dhe bukur.

Të gjithë donim një foto, një kujtim me fond Akropolin emblematik mbi lagjen e vjetër Plaka, me ato sokaqet me kalldrëm dhe me historinë e lashtë.

Ngado që të ktheje kokën një përqafim të priste, një shtrëngim dore, një rrahje në shpatull, një urim.

Në podium grupet me pararaqitjet e këngëve dhe valleve shqiptare i linin radhën njëri- tjetrit duke ndjekur programin, ndërsa poshtë në sallë natyrshëm kapej vallja dhe vargu i gjatë ja hidhte shtruar shtruar”, shkruhet në njoftimin e shoqatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.