Rrugëtimi 30 vjeçar i Dritonit në Gjermani në një libër

E martë, 23 Prill, 2024

Para disa ditësh  Driton Gashi nga Prishtina prezantoi para publikut gjerman dhe shqiptar në qytetin Gelsenkirchen librin e tij të tretë  “Mit dem Doppeladler im Ruhrpott“ (Me shqiponjën me dy krena në rajonin e lumit Ruhr). Ai ka emigrua në Gjermani bashkë me familjen në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare. Fillimisht ka studiuar për gjuhësi dhe pedagogji në Universitetin e Bochum-it  e më pas studimet pasuniversitare  në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Hagen-it duke marrë titullin akademik “Magjistër i Drejtësisë”.   Nga viti 1993 punon si përkthyes për gjuhën gjermane dhe shqipe në shumë institucione zyrtare. Ai ka përkthyer nga shqipja në gjermanisht poezi nga shumë krijues shqiptarë. Me muzikë merret që nga fëmijëria dhe deri tani ka publikuar tri albume me muzikë të lehtë shqiptare dhe ndërkombëtare, “Driton Gashi” (2000), “This is my life” (2010) dhe “Shtegtar – Wanderer (2017).  Po ashtu është përkrahës i madh i Shkollës Shqipe në Gjermani si ekspert i dygjuhësisë, si ndërmjetës mes komunitetit shqiptar dhe palës gjermane si dhe në rolin e lektorit dhe përkthyesit gjatë përpilimit të teksteve shkollore. Në 2011 botoi librin e tij të parë “Këngë të paharruara shqiptare” , ndërsa në vitin 2019 ka botuar përmbledhjen me ese, kolumne edhe reportazhe “Rrugëtim publicistik”. Në gjuhën gjermane Driton Gashi ka botuar disa punime shkencore në fushën e pedagogjisë ndërkulturore.

Zoti Gashi, pse pikërisht tani ky libër për lexuesin gjerman?

Në fillim të pandemisë u bënë 30 vite prej se kemi emigruar nga Kosova për në Gjermani dhe ndoshta duke qëndruar më shumë në shtëpi se zakonisht, fillova të rikujtoj dhe të reflektoj përvojat e mija dhe të familjes sime gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore. I shkrova rreshtat e parë, emocionet dhe kujtimet sa vinin e shtoheshin më shumë, edhe motivimi për të bërë një libër të tërë. Si rezultat dolën 212 faqe shumë personale dhe emocionale të një libri të parë në këtë zhanër, i shkruar në gjuhën gjermane nga një shqiptar në vendet gjermanishtfolëse. Një arsye tjetër është edhe obligimi që ndjej për të treguar se jemi shqiptarë, se kemi kulturë, kemi letërsi, këngë të bukura, virtyte të larta njerëzore, kemi histori të lavdishme, për paraqitjen e drejtë të çështjes shqiptare e sidomos të konfliktit të Kosovës, veçanërisht pas shumë tendencave anti-shqiptare gjithandej nëpër media.

Kur ju erdhët fillimisht në Gjermani ishit shumë i ri, në moshën e adoleshencës dhe largimi nga Kosova natyrisht nuk ishte i lehtë. Sa ju ka ndihmuar kitara, muzika për ta përballuar këtë dhimbje këtu në Gjermani?

Po, keni të drejtë në konstatimin tuaj, se emigrimi nga Kosova në atë kohë nuk ishte fare i lehtë. Jo vetëm që u larguam nga rrethi i gjerë familjar dhe shoqëror, por edhe Kosovën e lamë në gjendje shumë të rëndë dhe të palakmueshme. Heqja e autonomisë së Kosovës në kuadër të ish-Jugosllavisë, gjendja e jashtëzakonshme dhe pushtimi i Kosovës nga tanket dhe policia speciale serbe, dhuna, vrasjet, plagosjet, helmimet nëpër shkolla, protestat dhe demonstratat e shumë e shumë ngjarje tjera të dhimbshme historike në vitet 1989 dhe 1990 unë i kam përjetuar si i ri në atë kohë. Në anën tjetër edhe bashkimin e popullit, solidaritetin mes njëri-tjetrit, rezistencën, sakrificën, protestat, projektin kombëtar për pajtimin e familjeve të hasmuara, të iniciuar nga shkrimtari Anton Çetta e shumë ndodhi tjera kanë ndikuar në formimin tim kombëtar dhe identitar. Në fakt ai ka filluar që nga fëmijëria e hershme, duke i përjetuar si fëmijë i vogël edhe demonstratat legjendare të studentëve për Republikën e Kosovës në vitin 1981, të përcjellura me aq emocion nëpërmes këngëve atdhetare të Vaçe Zelës, Fatime Sokolit, Arif Vladit, Sali Manit e artistëve tjerë nga Shqipëria, të cilët ne i ndiqnim fshehurazi në valët e Radio Kukësit të atëhershëm.

Kitarën dhe çiftelinë i pata marrë me vete atëherë nga Kosova në Gjermani, ato kanë qenë ndihmë dhe mbështetje e madhe për t’a përballuar mallin për familjen, shokët dhe vendin tim. Sa herë kemi filluar këngë atdhetare dhe nuk kemi arritur t’i përfundojmë, sepse na mbulonin lotët! Këndonim me motrën time Filloretën nëpër takime me bashkatdhetarë, mbanim koncerte të ndryshme për festat kombëtare. Por edhe në shkollën gjermane filluam menjëherë t’ju bashkangjitemi shokëve e shoqeve të reja me përvojën tonë në muzikë. Mësuesi gjerman i muzikës e vërejti talentin dhe pasionin tonë për muzikë dhe na nxiti të këndojmë një këngë tradicionale gjermane për festën e Krishtlindjes në një kishë katolike në Gelsenkirchen. Unë vazhdova pastaj edhe në bendin e shkollës si këngëtar e kitarist, muzika më hapi shumë dyer, më e rëndësishmja ishte që nëpërmes saj gjeta edhe shoqëri të re. Gjithë këto përjetime të mira i përshkruaj në libër.

A ju kujtohet diçka në fillimet e tua të jetës në Gjermani kur u përballët me atë që quhet „shok kulturë“, pra me ato veprime apo konstatime që ne nuk i kishim menduar e bërë kurrë si shqiptarë?

Po stili i jetës tepër individual dhe sensi i mangët për mikpritje na ra në sy
menjëherë, gjë që nuk ishim ballafaquar më herët. Për shembull në ditët e para ne natyrisht që akoma nuk i dimin veçoritë kulturore gjermane. Nëna ime e ftonte pronaren e shtëpisë ku banonim për kafe, gatuante torte dhe e respektonte shumë. Ashtu si e kemi ne traditë mikpritjen. Njëherë nëna ime deshi t’i shkonte asaj për vizitë me vëllain tim, por ajo nuk ju hapi as derën. Duhet të kishin bërë termin më herët, ju kishte thënë pronarja e shtëpisë. Kjo ishte përpjekja e parë për të bërë shoqëri në Gjermani. Në libër i përshkruaj këto përjetime jo aq të mira, por edhe kontaktet me familje gjermane, të cilat ishin më të hapura ndaj të ardhurve dhe më mikpritëse. E di se shumë të huaj i kanë këto përvoja dhe e gjejnë vehten gjatë leximit të librit. Mundohem të jem i sinqertë në përshkrimin tim, t’i paraqes gjërat ashtu si kanë ndodhur, duke mos dashur t’i idealizoj ato.

Duke ju referuar librit, të cilin ju e ndani në 28 kapituj të ndarë në tre nivele kyresore: ai autobiografik, i prejardhjes historiko-kulturore dhe ai i reflektimit lidhur me integrimin. Gjatë këtij rrugëtim tashmë 30 vjeçar, cilat janë përballjet kryesore mes dy kulturave tona por edhe të përbashkëtat tona që na e bëjnë më të lehtë jetën këtu?

Natyrisht se kemi shumë gjëra të përbashkëta, e ato janë vlerat universale, të cilat i mëson njeriu në çdo vend të botës. Kultura e mësimit, respekti ndaj punës, përpikshmëria ndaj kohës, mbajtja e fjalës, puna e ndershme, organizimi i mirëfilltë, solidariteti ndaj të tjerëve e shumë virtyte tjera, të cilat njihen si „deutsche Tugenden“ (virtyte gjermane), familja jonë i kemi sjellur nga Kosova. Prindërit e mi nuk kanë munguar dhe nuk janë vonuar kurrë si mësues në shkollë, as në Kosovë as në Gjermani. Edhe ne fëmijët ju kemi përmbajtur orareve mësimore, por edhe termineve tjera si për shembull në prova me ansamblet muzikore dhe aktivitetet sportive. Kjo disiplinë natyrisht se na ka ndihmuar të inkuadrohemi shpejt në rrjedhat e jetës dinamike gjermane, e cila kërkon shumë punë e angazhim nga secili. Por ekzistojnë edhe dallimet dhe veçantitë kulturore, të cilat janë dhe normale në çdo vend. Më kujtohet se unë në Kosovë isha i edukuar në atë mënyrë që çdo gjë t’a ndajmë me shokët, ushqimet, lojrat etj. Këtu secili i ka gjësendet e veta dhe kujdeset vetë për to. Ashtu edukohen fëmijët qysh në kopsht. Dallimi kryesor sipas meje është edhe qasja ndryshe ndaj afërsisë dhe kontakteve ndërnjerëzore. Ne nuk durojmë dot vetminë dhe nuk mund të presim të takojmë njerëzit tanë vetëm për ditëlindje ose për Krishtlindje njëherë në vit. Takohemi më shpesh. Kur ju them shokëve se edhe këtë fundjavë isha te motra, reagimi i shpeshtë është „Schon wieder?“ (Përsëri?) Se ju pata treguar se para dy javëve ishim takuar.

Në libër zë një vend të posaçëm edhe Lufta në Kosovë deri në çlirimin e saj dhe të shpalljes në 2008 si Republikë e Pavarur. Gjermania natyrisht pati kontirbutin e saj jo vetëm politik por edhe humanitar. Si artist, si e përjetuat ju dramën e luftës dhe veçanërisht kur dëgjuat në atë kohë këngën „Children of Kosovo“ të Family Kelly, që hyn në kujtimet e tua në libër?

Gjendja e tensionuar politike në Kosovë që në fillim të viteve të nëntëdhjeta, lufta dhe përpjekjet për pavarësi si dhe aktiviteti ynë në mërgatë për sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës janë pothuajse pjesë e çdo kapitulli në libër. Nuk kisha mundësi t’i lija anash.Janë pjesë e jetës sime dhe më përcjellin tash mbi 30 vite në Gjermani. Qëllimi im ishte që gjithë konfliktin e komplikuar të Kosovës ta përmbledh në pikat më vendimtare dhe ta thjeshtësoj për aq sa është e mundur, në mënyrë që edhe lexuesi gjerman të është në gjendje ta kuptojë si duhet. Besoj se me më shumë vëmendje lexohet dhe kuptohet historia e shkruar në rrëfim personal, se sa një analizë e ftohtë shkencore. Lufta në Kosovë ka qenë një periudhë kohore shumë e rëndë për ne të gjithë, një kohë me shumë emocione dhe dhimbje, frikë, ankth e pasiguri. Pasojat e asaj kohe besoj se i bartim ne të gjithë deri sot në një mënyrë ose në tjetrën. Gjermania u tregua shumë solidare ndaj nesh, popullata, shteti, artistët si Kelly Family me këngën e tyre shumë prekëse ose aktori i madh Harald Juhnke, i cili gjatë luftës së Kosovës anuloi festën e ditëlindjes së tij dhe i dhuroi 50.000 DM për fëmijët në Kosovë. Këto gjeste humane na motivonin neve më shumë dhe na jepnin kurajo të përballojmë atë situatë të rëndë.

Dua ta përmend edhe kontributin e madh që ka dhënë shteti shqiptar dhe njerëzit në Shqipëri, të cilët na kanë mbështetur me çfarë kanë patur gjatë luftës. Me armatim, gjeneralë e oficerë ushtarakë, stërvitje ushtarake dhe mbështetje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me strehim të gati një milionë refugjatëve, sidomos zona veriore e Kukësit. Shumë familjarë të mi të dëbuar i dërguan në Korçë dhe i vendosën nëpër fshtrat përreth. Edhe sot pas 23 vitesh hallat e mija në Prishtinë nuk i mbajnë dot lotët kur tregojnë për ndihmën, solidaritetin, dashurinë dhe mbështetjen e vëllezërve dhe motrave në Shqipëri. Me gjithë gjendjen e palakmueshme ekonomike, fshatarët korçarë ndanin kafshatën e fundit me refugjatët nga Kosova. Një kapitull ja kam kushtuar dashurisë sime të madhe ndaj Shqipërisë, të cilin e kam titulluar „Albanie mon amour“. Këtu i përshkruaj për lexuesin gjerman faktet se pse jemi një popull i ndarë, se nuk kemi shumë dallime dhe që jemi një komb.

Të ndalemi pak te integrimi: Gjermania përmendet me mirënjohjeje në arenën ndërkombëtare për pranimin e refugjatëve. Por çfarë kërkohet nga njerëzit që vijnë në Gjermani, kur u thuhet, se ata duhet të integrohen? Pra ç’është Integrimi zoti Gashi?

Është e vërtetë se Gjermania ka dëshmuar humanitetin e saj të madh në shumë kriza botërore dhe ka pranuar me miliona refugjatë me dekada të tëra. Na ofroi strehim dhe ndihmë neve shqiptarëve në vitet e nëntëdhjeta, i pranoi boshnjakët, kroatët, romët, kurdët, para ca vitesh sirianët, afganët, refugjatë nga vende jostabile afrikane e deri te njerëzit nga Ukrania. Institucionet shtetërore mundohen që integrimi i refugjatëve të realizohet më shpejt, edhe gjermanët angazhohen në iniciativa private në ndihmë ndaj
refugjatëve. Me gjithë sukseset që janë arritur, ne të gjithë jemi në dijeni se integrimi është një proces i gjatë dhe i mundimshëm, i cili kërkon shumë angazhim, kohë dhe resurse. Kushtet parimore duhet plotësuar, e ato janë mësimi i gjuhës dhe i kulturës gjermane, gjetja e vendit të punës, gadishmëria për t’u njohur me botëkuptime të reja, forma tjera jetese, gadishmëria për t’iu përshtatur një ambienti të ri, toleranca, pranimi i shumëllojshmërisë etnike, fetare etj. Në fund do e shtoja edhe identifikimin emocional me vendin e ri. Apeloj që shoqëria gjermane të jetë më e hapur ndaj kulturave tjera dhe t’u ofrojë të ardhurve më shumë mundësi pjesëmarrjeje në jetën publike. Të mos e kenë presionin se duhet të bëhen si gjermanët. Se dy identitete nuk kanë asgjë të keqe, ato plotësojnë njëra-tjetrën.

Sot kemi në Gjermani një Diasporë shqiptare me potencial të madh jo vetëm në numër por edhe më kualitative. Cili është mendimi juaj?

Mërgata shqiptare në Gjermani është zhvilluar shumë dhe ky fakt është për tu gëzuar. Zanafillën e saj e përbëjnë padyshim punëtorët e krahut që nga fundi i viteve të gjashtëdhjeta, të ashtuquajturit „Gastarbeiter“, të cilët me shumë mund, sakrificë dhe atdhedashuri i ndihmuan vendit të tyre. Të mos harrojmë kontributin e tyre të palodhshëm deri në ditët e sotme. Nganjëherë ne fokusohemi vetëm te historitë e suksesit individual, se kush e mbaroi universitetin dhe sa mjekë shqiptarë janë në Gjermani. Nuk është që kjo nuk ka rëndësi, por kam përshtypjen që punonjësit e rëndomtë nuk e marrin respektin dhe vëmendjen e duhur në këtë diskurs. Punët më të rënda të krahut në Gjermani i kryejnë të ardhurit, qofshin ato në ndërtimtari, infermieri, industri, gastronomi etj. Në mesin e tyre janë edhe shumë mërgimtarë shqiptarë, të cilët kanë hapur kompanitë e tyre private. Në këto 32 vitet sa jam në Gjermani ka patur dhe ka akoma organizim të mirë të komunitetit shqiptar. Do kisha dëshiruar që mos të kemi aq xhelozi ndaj njëri-tjetrit por t’ju gëzohemi edhe sukseseve të të tjerëve.

Së fundi, cilat janë planet e tua për të ardhmen? Do të kemi një libër apo CD tjetër së shpejti?

Libri „Mit dem Doppeladler im Ruhrpott“ më ka dhënë një emocion të veçantë. E shfrytëzova atë ndjenjë të mirë dhe atë motivim dhe jam duke i përgatitur edhe dy libra tjera aktualisht: një libër me shkrimet e mija publicistike në gjuhën shqipe dhe një antologji me poezi të autorëve shqiptarë, të përkthyera nga unë në gjuhën gjermane. Kjo sa i përket shkrimeve. Muzika natyrisht se nuk më lë rehat e as unë atë. Kam plan që gjatë verës në Kosovë t’i përpunoj dhe incizoj disa këngë qytetare shqiptare me ndihmën e kompozitorëve Shaban Ratkoceri dhe Beni Baksi.

Nga Mimoza Cika

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.