38 vite pa folkloristin arbëresh Lluka Perrone

E martë, 17 Nëntor, 2026

38 vjet më parë, pikërisht me 27 maj të vitit 1984, vdiq poeti dhe folkloristi arbëresh, Lluka Perrone.

Lluka Perrone është lindur në katundin arbëresh Ejaninë, pranë Kozencës, në krahinën e Kalabrisë, më 1920. Kreu studimet e larta për drejtësi dhe për gjuhë frënge. Punoi për një kohë profesor i gjuhës dhe i letërsisë frënge. Deri në fund të jetës mbeti një nga intelektualët arbëreshë më aktivë. Ishte mbledhës, studiues dhe botues i zellshëm i folklorit arbëresh, duke patur bashkëpunim të ngushtë edhe me Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Universitetit të Romës, që drejtohej prej shumë vitesh nga E. Koliqi.

Botoi vëllimin me përralla të mbledhura arbëreshe “Novelistika italo-arbëreshe”. Nëpër vite të ndryshme ka botuar disa libra me poezi si: “Lule Shkëmbi”, “Dërrudhëz”, “Vjershë lirie”, “Thierja e armit”. Gjithashtu, studime e poezi botoi edhe në revistën e njohur letraro-kulturore Shêjzat, e cila botohej në Itali.

Shkrim nga dr. Fatmir Terziu

Me emrin e studiuesit të pasionuar Arbëresh, poetit Lluka Perone, jam njohur në vitet tetëdhjetë. Një libërth i vockël i dhuruar nga mësuesi i pasionuar i Letërsisë Shqipe, Xhemal Xhepa, ndërsa shtyja orët e dezhurnit ushtarak në mjediset e katit të tretë të Shkollës më me emër të asaj kohe në Elbasan, “Dhaskal Todhri”, më bëri të hulumtoja më shumë në heshtje. Dhe kështu Biblioteka Kombëtare e Tiranësmë afroi disi më shumë, por fare pak në fakt. Ndërsa lexoja më pas disa fragmente të punimit të tij me shumë interes rreth riteve e zakoneve të martesës, këngëve të dashurisë, të dasmësetj. materiale të botuara në revistën “Kultura Popullore” (1981, nr 1-2), ndjeja atë që më ishte ngjizur për të hulum- tuar akoma më shumë. Kështu mësova se fusha e preferuar e veprimtarisë së Perrones mbeti deri në fund të jetës së tij ajo e hulumtimit dhe e studimit të trashëgimit të madh shpirtëror arbëresh, të botës së pasur dhe orrigjinale, të zakoneve dhe këngëve të lindjes dhe dasmës, të dashurisë; begatia dhe el- eganca e veshjeve popullore; orrig jinaliteti i mjeshtërisë tradicionale etj.

Jeta e Lluka Perone

Lluka Perone tërë hapësirën jetike të tij, që nga lindja e deri në ndërrimin e jetës më 27 Maj 1984, e ka thuajse një hapësirë ku gjendet dhe mishërohet sa vepra dhe orri- gjinaliteti i tij, aq edhe lidhja në rritje e fëmijës që më pas do të mbetej një shtyllë kul- turore në trashëgimi. Lluka Perone, lindi në Ejaninë të Kalabrisë (vend afër Frasnitës së Kozencës) në vitin 1920. Ai u formua në një mjedis ku ishte zhvilluar veprimtari e dendur dhe e gjithanshme në lëminë e trashëgimit kulturor arbëresh. Dhe kështu vetë ky mjedis që në lindje e ngjizi me udhën e përkushtimit ndaj vlerave.

Megjithëse kishte studiuar për jurisprudencë e letrësi frënge Perrone nuk e largoi asnjëherë lapsin dhe vëmendjen prej atij trashëgimi kulturor që iu shfaq e iu këndua që në djep, prej atij trashëgimi të madh shpirtëror. Ky trashëgim e mbajti gjallë nëpër shekuj mallin e pashuar për atdheun e orrigjinës. Pra ai vërtet stu- dioi për drejtësi dhe gjuhë frënge por ai ishte mbledhës i pasionuar i pasurisë folkloristike. Botoi vëllimin me përralla të mbledhura në ngulimet arbëreshe “Novelistika italo- arbëreshe” (1967). Pra, atë e tërhoqi në fillim fusha e pro- zës. Nëprmjet saj ai pati rast të depërtonte në një nga shtresat më të lashta etnokulturore ar- bëreshe. Fryt i kësaj pune ishte “Novelistika italo-arbëreshe” me 179 njësitë e saj, të rregjis- truara në Frasnitë, Ejaninë, Çift, Pllatani, Kastërnexhi e Farnetë dhe të sistemuara duke psur parasysh katalogun ndërkombëtar të përrallave, përfaqëson jo vetëm punën më të plotë e më të mirë të realizuar midis arbëreshëve, por edhe një arritje me interes për prozën popullore shqiptare në përgjithësi.

Veprat e Lluka Perone

Lluka Perone punoi me të njëjtin pasion edhe në lëmin e vjershërimit, duke dhënë ndihmesën e tij në zhvil- limin e poezisë arbëreshe. Ai botoi vëllimet me poezi “Lule Shkëmbi” (Kozencë 1968), “Hijea e ariut” (Kastrovilari 1969), “Vjershë lirie” (Kas- trovilari 1971), “Dërrudhëz” (Frasnitë, 1977) etj. Edhe në këto krijime ai u udhëhoq nga dashuria për vlerat mo- rale të botës shpirtërore të arbëreshëve.

Kështu emrin e tij në këtë përvjetor të kujtimit të jetës së tij, në përvjetorin e njëzetë e nëntë të vdekjes së tij, e gjejmë edhe në përmbledhjen “Antologji e poezisë bashkëkohore arbëreshe” të cilën e shqipëroi Nasho Jorgaqi dhe e botoi Shtëpia botuese “Dudaj” në vi- tin 2001. Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve arbëreshë, ku krahas emrit të tij janë edhe emrat e Dushko Vetmo, Vorea Ujko, Karmell Kandreva, Pietro Napolitano, Xhuzepe Skiro di Modika, Xhuzepe Skiro di Maxho, Vinçens Belmonte, Kate Xukaro, Françesko Alti- mari, Xhuezepe del Gaudio, Matilda Ferraro dhe Enca Skutari.

Lluka Perone ka lënë edhe një tog materialesh në dorësh- krim. Dashuria me të cilën pu- noi Perrone g jatë g jithë jetës së vet për hulumtimin dhe studimin e trashëgimisë folk- lorike të ngulimeve arbëreshe, ndihmesa që ai dha për zhvil- limin e rilindjes së tyre kul- turore përbëjnë një shembull dinjitoz veprimtarie patriotike dhe shkencore që meriton të ndiqet dhe të përkujtohet edhe në Kuvendin Kulturor që i kushtohet 100-vjetorit të pa- varësisë së Shqipërisë (1912-2012), organizuar nga Mons. Donato Oliverio, peshkop në Ungër për arbëreshët në Ital- inë Kontinentale, të shtunën 11 maj 2013.

Ftesa e At Papàs Antonio BELLUSCI

Ashtu siç edhe citon në ftesën drejtuar meje studiuesi At Papàs Antonio BELLUSCI, “Arbëreshët, si mirë na tregon historia jonë letrare dhe shoqërore, që nga Kuvendi i Lezhës (1444) deri në ditën e sotme kanë mbajtur gjithëmo- në të gjallë ndërgjegjen kom- bëtare dhe kanë vepruar për pavarësinë e Shqipërisë.” Në këtë ftesë citohet se “Kuvendi jonë do të vërë në dukje lidhjet tona shpirtërore, kulturore dhe politike me Atdheun e parë, duke mbajtur të gjallë ritin bizantin, gjuhën emtare, zakonet, traditat, vallet, rapso- ditë dhe kujtimin e prindërve tanë të pavdekshëm, që kanë luftuar me Heroin Skënderbe.

Kështu me plot gojën mund të themi se interesi i shikimit të dritës së botimit të ve- prës së plotë dhe asaj të lënë në dorëshkrim nga Perrone, do të jetë edhe një vëmendje e këtij Kuvendi, pra edhe nga gjithë Komiteti organizator.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.