Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka sot pas mbledhjes së Qeverisë ka bërë publike detaje të reja për takimin e saj në Tiranë të pak ditëve më parë me homologun grek Nikos Dendias.
Një nga temat kryesore që është diskutuar gjatë, sipas ministres Xhaçka, ka qenë edhe e drejta e fëmijëve shqiptarë në Greqi për të mësuar gjuhën e nënës dhe për tu njohur me kulturën shqiptare në sistemin arsimor grek. Duke u ndalur tek dokumentet e rregullta për shqiptarët në Greqi, ministrja u shprehe se kjo varet nga rregullorja që ka secili shtet përkatës.
“Në çdo vend ka rregullat e veta për pajisjen me dokumente. Ne kemi diskutuar për të drejtat e komunitetit shqiptar në Greqi janë integrua shumë mirë. Edhe vetë grekët flasin për mundësi më shumë dhe përkujdes më shumë. Për të folur lehtësira por edhe për diskutuar për të drejtat e fëmijëve për të mësuar gjuhen shqipe dhe kulturën shqiptare në sistemin arsimor atje. Në kuadër të zgjidhjeve dhe bashkëpunimit të mirë që ne kemi sot me Greqinë. Për të kaluar problematikat e të kaluarës.” tha Xhaçka.
Kujtojmë se në muajin prill, për herë të parë në Kuvendin e Greqisë është folur për pakica kombëtare vllahe, shqiptare dhe sllavomaqedonase. Kjo ka ndodhur gjatë një debati në Kuvendin grek më 8 prill 2022. Ishte deputetja e “Mera 25” në Parlamentin grek, Sofia Sakorafa, e cila përmendi shqiptarët si pakicë në Greqi. Deklarata e saj ka shkaktuar zemërim të madh brenda Greqisë, ku shumë politikanë i kanë dalë kundër. Deputetja konkretisht gjatë fjalës së saj në Kuvend duke folur për një minoritet “vlleh”, “shqiptar” dhe “sllavo-maqedonas” në Greqi, ka kërkuar që gjuhët e tyre të mësohen në shkollat e vendit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.