Dëshmi të panjohura mbi rrugëtimin letrar të Ali Podrimjes

E premte, 19 Prill, 2024

Libri “Dritëhijet e poemës së Ali Podrimjes për Kosovën”, i studiuesit Sali Bytyçi, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës shpërfaq, për herë të parë, dritëhijet e një prej poemave më të rëndësishme të Ali Podrimjes, në të cilën gjendet edhe vargu emblematik: “Kosova është gjaku im që nuk falet!”.  Ky varg identifikon jo thjesht krijimtarinë e këtij autori, por mbetet lajtmotivi shenjues i historisë së Kosovës nën dhunën dhe censurën nacionaliste serbe; përçon gjithë forcën tragjiko-heroike të zgafellave më të thella të vetëdijes kombëtare dhe përcjell idealin e sakrificës sublime të shqiptarëve në emër të atdheut dhe të lirisë.

Pas këtij vargu, ndryhet jo vetëm konteksti socio-kulturor i Kosovës, por edhe konteksti në të cilin u zhvillua vetë krijimtaria e Ali Podrimjes. Këtë na e dëshmon studimi i përimtuar i studiuesit Sali Bytyçi, i cili duke studiuar fazën e parë të krijimtarisë së Podrimjes (1957-1968) zbulon fakte të panjohura deri më sot nga jeta dhe krijimtaria e Ali Podrimjes. Si një “dedektiv”, në kërkim të gjurmëve të tekstit dhe të ndryshimeve që ka pësuar poema nga botimi në botim, studiuesi depërton në të gjitha hallkat e krijimit dhe të ripunimit të poemës.

Poema u botua në tri kohë, me tri tituj të ndryshëm dhe në tre versione të ndryshme. Fillimisht, u botua në faqet e revistës letrare “Jeta e re”, me titullin: “Metohija në vje­tin e madh 1941” (1961); versioni i dytë u botua shumë vite më vonë, me ndryshime thelbësore në motivet poetike dhe në strukturë, pikërisht në revistën letrare “Jeta e re” (1967) dhe në vëllimin poetik Dhimbë e bukur, me titullin: “Toka e zgjue­me” (1967). Ndërsa versioni i tretë u botua në poemën Hija e Tokës, që u botua si libër i ve­çantë në vitin 1971.

Ali Podrimja, ashtu siç ishte në jetë, një natyrë dinamike e në lëvizje të përhershme, po ashtu ishte edhe në krijimtarinë e vet, vazhdimisht i rikthehej dhe i ripunonte ato që kishte shkruar. Kështu ka ndodhur me shumë vepra të autorit, ku vlen të përmendim një nga kryeveprat e tij në vargje “Lum Lumi”, e cila u ripunua pesë herë. Këto ripunime bëheshin, sepse poeti vinte vazhdimisht në pikëpyetje gjithçka që shkruante dhe kishte një prirje të theksuar për ta perfeksionuar estetikisht  vargun.

Në pamje të parë, duket se të njëjtin fat ka pasur edhe poema për Kosovën, por studiuesi Sali Bytyçi përmes argumenteve shkencore dhe burimeve dokumentare sjell të dhëna tronditëse që dëshmojnë një tjetër realitet. Studiuesi, duke mos u mjaftuar me qasjen intratekstuale të zbërthimit të tekstit, por duke depërtuar përmes qasjes historike edhe në gjetjen e arsyeve të ndryshimeve kaq të mëdha nga versioni në version, zbulon fakte të panjohura më parë, të cilat nuk janë rrëfyer kurrë as nga poeti në të gjallë të vet. Poema e botuar së pari në kohën kur Podrimja ishte vetëm 19 vjeç ka qenë strumbullari i shumë telasheve në jetën e poetit, që nga përjashtimi nga shkolla e deri tek përndjekjet e persekutimet prej UDB-së serbe, gjë që dëshmohet edhe në botimin e materialeve arkivore dhe pohimit prej dëshmitarëve të kohës, të cilët i ka kontaktuar studiuesi Bytyçi. Po ashtu, ndryshe nga rastet e tjera të ripunimeve për qëllime estetike, kjo poemë është ripunuar si rezultat i ndikimit nga censura shoviniste serbe. Me qëllim që të rehabilitojë emrin e vet dhe të mbijetojë në terrenin e minuar, në cilin zhvillohej letërsia në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore, autori e ka shpërfytyruar krijimin e vet, fillimisht duke e mohuar për shumë vite sikur nuk ekzistonte dhe më pas, e ka transformuar thuajse plotësisht, ku sipas studiuesit Bytyçi: “vargjet kumbuese epike e elegjiake, që zotëronin në poemën “Metohija në vjetin e madh 1941”, në poemën e dytë zëvendësohen nga një lirikë e qetë, që përshkohet nga tone optimiste, nga një dritë rrëzëlluese dhe plot jetë…”. Studiuesi trajtat e mohimit që autori i ka bërë poemës dhe kalimin e saj në “optimizmin dogmatik” si një version të përçundnuar, të shkruar pa frymëzim e forcë shprehëse nga ana e autorit.

Vëzhgim i imtësishëm i studiuesit, puna e madhe me burimet dokumentare, librat, kontakte me njerëz e dëshmitarë të kohës kanë arritur të zbulojnë të gjitha hallkat e krijimit e ripunimit të kësaj poeme, ku versioni i parë mbetet më i arriri sipas studiuesit, ndërsa në të dytin është shpërdoruar talenti në shërbim të propagandës ideologjike. Po ashtu, edhe në versionin e tretë, të botuar me shënimin nën titull “frag­ment”, autori jo vetëm që ia ndryshon em­rin poemës, por, krahasuar me pjesën e parë, e shpërfytyroi, duke e rikrijuar si një krijim të ri tanimë, por pa atë lartësinë epike që gjendet në variantin e parë.

Duke analizuar poemën e Podrimjes për Kosovën, të cilën fillimisht e identifikon me simbolin stenotermë “Metohi”, studiuesi Sali Bytyçi shpërfaq edhe një panoramë më të gjerë të të gjithë kurbës krijuese të Podrimjes, të mënyrës sesi ka kaluar ai nga prirja realiste në atë moderne,  sidomos pas vitit 1967, ku sipas studiuesit nis një etapë e re krijuese për këtë autor. Njëherësh, duke qenë një prej poetëve më të rëndësishëm të poezisë shqipe bashkëkohore, studimi i periudhës së parë krijuese të Ali Podrimjes, sjell të dhëna për klimën mbizotëruese në të cilën u ngjiz letërsia shqipe pas vitit 1945 në Kosovë. Studime të kësaj natyre, jo vetëm e pasurojnë fondin e kritikës letrare shqipe, por na dëshmojnë edhe njëherë se Ali Podrimja mbetet një autor i parrokshëm, vepra e të cilit ka ende shumë për të zbuluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.