Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti sot në një takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Xhaçka u shpreh se, në takim u shkëmbyen mendime lidhur me intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-greke.
Xhaçka vlerësoi integrimin e komunitetit shqiptar në shoqërinë greke
“Diskutuam për një sërë çështjesh, që do të lehtësojnë lëvizjen dhe jetën e shtetasve tanë”, shtoi Xhaçka.
“Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë një politikë aktive, me synimin për integrimin euroatlantik”, nënvizoi Xhaçka.
Xhaçka gjithashtu theksoi se, “integrimi euroatlantik mbetet një orientim i pazëvendësueshëm për vendet e rajonit”.
Për integrimin evropian të Shqipërisë, Xhaçka i shprehu mirënjohje Greqisë për mbështetjen e vazhdueshme.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet. Shpresat mbeten akoma për një vendim gjatë presidencës franceze të BE-së”, tha Xhaçka.
Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, Xhaçka u shpreh se, duhet të punojmë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve.
Ndërsa për luftën në Ukrainë, Xhaçka tha se, “ndajmë qëndrim të njëjtë në dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë”.
Për çështjen e delimitimit të zonave detare, Xhaçka u shpreh se, “rikonfirmuam vullnetin për kompromis për ta referuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”.
Xhaçka gjithashtu shprehu vullnetin e mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.



