Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare bashkëpunime me Rajonin e Lombardisë

E hënë, 29 Prill, 2024

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare ka zhvilluar ditën e djeshme një seri takimesh me disa prej dhomave të tregtisë më të njohura në Itali. Me qëllim vendosjen e urave të komunikimit jo vetëm mes dhomave përfaqësuese të të dy vendeve, por edhe kontaktet dhe takimet fizike midis sipërmarrësve shqiptare dhe atyre italian. Të ftuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës në këtë takim ishin edhe përfaqësues të qeverisë shqiptare ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Edona Bilali, zv.ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme znj. Artemis Malo zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z. Ilir Bejtja si dhe deputeti z. Lavdrim Krrashi.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të organizuar pas takimit në Regione Lombardia  Z.Alan C.Rizzi, Zëvendës Sekretar për Marrëdhëniet me Delegacionet Ndërkombëtare duke vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve tha: ”Duke parë shkëmbimet që kemi pasur me Shqipërinë gjatë periudhës 2018-2021, kemi pasur një rritje. Dhe i referohem periudhës para pandemisë. Kemi qarkulluar në total një shumë prej 390 milion eurosh. Ndërsa në krahasim me 2021 janë rritur në 450 milion euro. Dukshëm kështu është rritur eksporti në favor të rajonit të Lombardisë, por edhe të dhënat tregojnë për një perspektivë në rritje shumë interesante. Kjo do të thotë që mund të investohet në Shqipëri. Dhe investimi është në një proces rritjeje, ndaj të cilit nuk mund të jemi indiferent. Ndaj dhe aftësia për të vendosur dhe komunikuar mes sipërmarrjeve italiane dhe atyre shqiptare, duke u përpjekur për të gjetur sinergji që mënyrë që të kemi shkëmbime dhe një marrëdhënie të shkëlqyer në vitet ne vijim si dhe një rritje të bashkëpunimit. Proces i shkëmbimit mbi të gjitha i njohjes që ne duhet patjetër të zhvillojmë është pikënisje edhe ky takim i organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare”.

Zv.Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme znj. Artemis Malo shprehu falënderimet ndaj punës, kontributit dhe angazhimit të të gjithë përfaqësuesve të Diasporës në rritjen dhe përforcimin më tej të lidhjes mes Diasporës me vendin amë, Shqipërinë, duke kultivuar frymën e biznesit, nxitjen e rritjes ekonomike dhe prosperitetit për një të ardhme të përbashkët sa më të mirë për të gjithë shqiptarët.

“Qeveria shqiptare e ka njohur si aset dhe vlerësuar maksimalisht rolin e Diasporës dhe ka ofruar të gjithë mbështetjen e saj, sidomos këto vitet e fundit, në drejtim të institucionalizimit dhe ngritjes së urave të bashkëpunimit me këtë komunitet, si brenda vendit edhe jashtë” tha ndër të tjera ajo.

Ndërsa ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Edona Bilali duke riktheksuar bashkëpunimin jo vetëm në fushën e sipërmmarjes mes dy vendeve ftoi investitorët italianë për të investuar në Shqipëri, duke theksuar edhe avantazhin e lehtësive fiskale por jo vetëm që ofron vendi ynë.

Ndërsa z.Alessandro D’ Oria, përfaqësues i Ambasadës italiane në Shqipëri tha:

“Duhet të them që ka një trend interesi në rritje. Dhe pikërisht ky lloj aktiviteti është pikërisht një objektiv i përbashkët, në një mënyrë bilaterale duke patur parasysh numrin e sipërmarrjeve italiane të vendosura në Shqipëri. Dhe u zhvillua një aktivitet i tillë dhe nga ana tjetër kemi një shkëmbim tregtar të vazhdueshëm dhe shohim që pjesë të ndryshme në rajone të ndryshme të Italisë kanë krijuar këtë lidhje të rëndësishme me Shqipërinë. Ne jemi këtu si Ambasadës që të konfirmojmë se këto kohë është momenti i duhur për të ardhur në Shqipëri.

Ndërsa deputeti shqiptar Lavdrim Krrashi tha se: “Diaspora shqiptare në Itali është shumë e madhe në numër, ata janë të mirëintegruar në shoqërinë italiane, në shoqërinë, biznesin dhe forma të tjera. Dhe kjo është një mundësi e madhe ëshë një urë për shqiptaro italianët të cilët kam fituar eksperience në fushën e biznesit në itali dhe që kanë mundësi ta kthejnë këtë eksperiencë në Shqipëri”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 