Jemi një – të dashur vëllezër e motra në Selanik!

E enjte, 28 Mars, 2024

Lehtësimi i masave kufizuese për lëvizjen e lirë të njerëzve lidhur me rrezikshmërinë që paraqet Covid-19, na dha mundësi të fillojmë nga aktivitetet për realizimin e programit të Komitetit Shqiptar të Selanikut. Një nga to ishte pikërisht vizita në dy shtetet fqinj, në atë të Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Kosovës, në datat 7 dhe 8 maj të këtij viti. Me këtë rast falenderojmë Kryetarin e K. Sh. të Selanikut Profesor Luan Zykën për angazhimin e tij dhe organizimin e përkryer të kësaj vizite, e cila do të mbetet e paharruar në kujtesën e çdo pjesëmarrësi.

Maqedonia e Veriut dhe Republika e Kosovës, janë dy nga tre shtetet më të vegjël të Gadishullit Ballkanik, në qendër të tij, që nuk kanë dalje në det, por që lidhin rrugët Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim të këtij gadishulli. E para me një sipërfaqe 25,333 km katror dhe popullsi rreth 2 milion banorë, 1/3 e të cilëve janë shqiptarë, ndërsa e dyta (Kosova) me sipërfaqe 10,887 kilometrash katrorë dhe popullsi afërsisht 2 milion banorë, ku shqiptarët zëne rreth 90 përqind të tyre, ndërsa kombësitë e tjera rreth 10 përqind.

Me që të gjithë pjesëmarrësit në këtë ekskursion shkonin për herë të parë, interesimi i tyre ishte maksimal, për të mësuar sa më shumë. Ishte fat për ne që gjatë vizitës në pika të ndryshme, kryesisht me karakter historik, na shoqëruan, intelektualë të shquar vendas, të njohur të zotit Luan, si Z. Atdhetari punonjës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës; Z. Memet Prishtina stërnipi i patriotit Hasan Prishtina, i cili megjithëse ishte i angazhuar me vendosjen e monumentit të H. Prishtinës në qytetin e Vlorës, u kthye në Prishtinë, na shoqëroi kudo dhe me erudicionin e tij na la mbresa të shkëlqyera; Z. Gazment Boletini, nip i Patriotit Isa Boletini; Z. Skënder Asani, drejtor i Institutit ITSHKSH në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Kosova është një muzeum në natyrë. Çdo fushë, mal, qytet e fshat flet për histori ! Pas takimit në Ministrinë e Jashtme, nën shoqërimin e z. Atdhetar vizituam disa nga monumentet e kulturës në qëndër të qytetit të Prishtinës. Më pas dolëm në terren, për tu njohur nga afër me historinë e Kosovës.

Në hapësirën kohore një ditore para nesh o shfaqën si në ekran tri epoka historike nga të cilat kushdo do të nxirrte konkluzionet:

  1. a) Antikiteti ku argumentohet autoktonia, kultura dhe krishtërimi i popullsisë vendase, dardanëve
  2. b) Kontributi në luftën për pavarësi nga pushtuesi shekullor osman
  3. c) Çlirimi nga politika ç’kombëtarizuese e skllavëruese e Çubrilloviçëve të rinj.

Në Kosovë krahas qendrave prehistorike, ekzistojnë në shumicë gjurmët të kohës antike të lidhura këto me fisin ilir të dardanëve, i cili i dha krahinës emrin Dardani. Qytetet kryesore të shek IV-II p.e.s janë Damastioni, Nishi, Shkupi dhe Ulpiana. Na u dha mundësia ta vizitojmë nga afër këtë qëndër arkeologjike. Ulpiana e pushtuar nga Romakët në fundin e shek. të I të erës sonë u kthye në një qendër paleokristiane gjatë sundimit te Perandorit Trajan. Siç dëshmojnë zbulimet e sotme arkeologjike Ulpjana mori një zhvillim të madh ekonomik, kulturor e fetar, gjë që e tregojnë portiku, rrugët, kanali kullues i ujrave, bazilika e Justinianit, baptistiri, etj. Pas tërmetit të fillimit të shek të VI, qytetin e rindërtoi Perandori Justinian duke e pagëzuar me emrin “Justinian i dytë.” Konkluzioni historik është se kristianizmi ishte feja bazë në krahinat e Dardanisë edhe para pushtimit nga sllavët, të cilët ngritën institucionet e tyre fetare mbi ato ekzistuese.

Pa u zgjatur, gjatë shekujve në vazhdim Kosova, si dhe të gjitha trojet shqiptare në Ballkan, u bë pjesë e Perandorisë bizantine. Ajo njohu sundimin bullgar, atë serb të shek.. të 12 dhe pas vitit 1455 bie nën sundimin osman. Ishin pikërisht këto agresione qe kosovarët nuk e lëshuan armën nga dora. Dashuria për liri e pavarësi i beri ata të papajtueshëm me çdo armik, duke filluar me Betejën e famshme të Kosovës më 1389 e deri në fitoren e Pavarësisë më 1912.

Fillimi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe sidomos fundi i shek. të XIX, dhe fillimi i shek. XX, e vuri Kosovën ne udhëheqje të saj me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Lidhjen e Pejës, Kongresin e Manastirit dhe sidomos me kryengritjet e armatosura të viteve 1909 -1912. U shquan si luftëtarë të paepur patriotët Idris Seferi, Bajram Curri, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Azem Galica etj, të cilët në udhëheqje të këtyre kryengritjeve në vitin 1912 çliruan Vilajetin e Kosovës, duke e detyruar Sulltanin të pranonte autonominë e saj. Fitorja ishte e afërt, por Lufta Ballkanike e vështirësoi situatën me pushtimet që shtetet fqinje u bënë territoreve shqiptare. Në rrethanat e krijuara zgjidhja më e drejtë ishte shkëputja përfundimtare nga Perandoria me aktin e Kuvendit Kombëtar të Vlorës më 28 Nëntor 1912 dhe marrja në dorën e vetë popullit shqiptar të fateve të atdheut.

Fatkeqësisht me vendimet e padrejta të Fuqive të Mëdha më 1913, rreth gjysma e territoreve shqiptare mbetën jashtë kufijve zyrtarë të Shqipërisë së Pavarur. Patriotët shqiptarë nuk i njohën ato, dhe krahas angazhimit për konsolidimin e pavarsisë së shtetit shqiptar, vazhduan përpjekjet për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Kujtojmë pjesmarrjrn në qeverinë e I. Qemalit të patriotit Hasan Prishtina dhe kontributin e tij në komitetin e “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, pjesmarrjen në Kongreset e Durrësit dhe të Lushnjës, të deputetit në Parlamentin shqiptar pas vitit 1921, funksionin e Kryeministrit të përkohshëm e tj. Mjaft aktivë u treguan edhe Isa Boletini, Bajram Curri etj.

Kosova martire për gati 90 vjet pas Pavarësisë ndjehu mbi kurrizin e vet persekutimin dhe shfrytëzimin e Sërbisë dhe të Shtetit Federativ Jugosllav, por ajo nuk mund ta pranonte për shekuj skllavërinë. Populli i Kosovës i njihte mirë mësimet e historisë se liria nuk dhurohet por fitohet. “Aty ku strehohet liria, atje gjindet vëndi im”, shprehet Beniamin Franklin, dhe vëndi i kosovarëve ishte në atë të Dardanisë antike ku liria kishte rrënjë të thella. Ndryshimet politike të pas vitit 1990, ngritën më këmbë gjithë popullin kosovar, i cili edhe pse në kushte inferioriteti në armatime, me mbështetjen e NATO-s, arriti fitoren historike në vitin 1999. Gjurmët e kësaj përpjekje për jetë a vdekje dukeshin qartë në vendet që vizituam. Simbol i kësaj qëndrese ishte Memoriali madhështor “Adem Jashari” i ngritur në Pekaz, varrezat e dëshmorëve të fisit të Hasan Prishtinës në fshatin Polac, ku midis të tjerëve prehen edhe eshtrat e dëshmorit Feriz Aliuka, babait të Z. Mehmet Prishtina, si dhe çdo pëllëmbë e tokës kosovare. Aty sot ndjehet e gjallë fryma e lirisë dhe valvitet i qetë flamuri kombëtar

Kosova e lirë ngriti institucionet e veta në të gjitha fushat e jetës. Në vitin 2008 Kuvendi shpalli Pavarësinë e saj, pavarësi që sot e njohin rreth 117 shtete të botës. Ajo po merr pjesë në shumë organizma ndërkombëtare. Jeta politike, ekonomike, kulturore po lulëzon nga dita në ditë, çka gëzon çdo dashamirës të saj.

Për mungesë kohe në Shkup qëndruam vetëm pranë Institutit të Studimeve Shkencore ku Dr. Skënder Asani na prezantoi studimet e tij në fushën e Albanologjisë duke vizituar dy ambjentet muzeale kushtuar Kongresit të Manastirit (për ështjen e alfabetit shqip), si dhe në atë kushtuar Nënë Terezës.

Në emër të Komunitetit Shqiptar të Selanikut falenderojmë përzëmersisht zotin Mehmet Prishtina, erudit dhe misionar i vlerave kombëtare dhe i urojmë mirëseardhjen e shtatores të stërgjyshit të tij Hasan Prishtina në Vlorën e Ismail Qemalit, si dhe dr.Skënderin për mikpritjen dhe gjithçka bënë për ne. Ne dëgjuam dhe pamë tek Ata fjalë zemre dhe shpirt patriotësh. Na bashkon e njëjta histori, i njëjti ideal!

Nga Dr. Rafail Lipi

Selanik, 18 maj 2022

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 