Asti kryeqyteti europian i vullnetarizmit? Kontribut edhe shoqata shqiptare

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Ndër qytetet që dinë të ndihmojnë është edhe Asti. Këtë e konfirmojmë edhe 70 shoqatat aktive në ketë rajon mes të cilave edhe shqiptare. Për të promovuar këtë përsosmëri, kryeqyteti piemontez ka aplikuar për “Kryeqytetin Evropian të Vullnetarizmit 2023”.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe shoqata shqiptare AssoAlbania Asti nëpërmjet një postimi të gjatë në facebook

“Një titull prestigjoz të cilin qyteti ynë e meriton patjetër! U ndjemë të nderuar dhe të emocionuar që morëm pjesë në prezantimin e kësaj iniciative nga bashkia jonë. Emocionet dhe nderi u rritën deri në prekje të sinqertë kur dëgjuam të flitej për Qendrën e parë Artistike dhe Kulturore Shqiptare në Europë, për Qendrën tonë “Margarita Xhepa”!

Këtu ne punojmë si një skuadër e vërtetë, të gjithë si komunitet. Kemi bindjen se kur besohet në diçka mund të gjenden zgjidhje që në një mënyrë të caktuar çojnë drejt barazisë shoqërore. Vlerësimi i veprimtarisë sonë vullnetare na ngjall ndjenja të sinqerta mirënjohjeje, ndaj duam të shprehim gjithë mbështetjen dhe përkushtimin tonë për këtë kandidaturë të bukur. Realiteti i veçantë i Qendrës Kulturore “M. Xhepa”, u jep të gjithë qytetarëve mundësinë për të gjetur një hapësirë ​​të pasur me art dhe respekt të ndërsjelltë. Gjithashtu aktivitetet e AssoAlbania Junior, vullnetarët tanë më të rinj, na frymëzojnë çdo ditë. Në të ardhmen, ky realitet do të ketë vazhdimësi falë angazhimit të tyre të përditshëm. Sepse vetëm nëpërmjet një përpjekjeje të bashkuar do të kemi mundësinë për të realizuar ide dhe qëllime, si dhe për t’u gjetur zgjidhje problemeve të ndryshme. Është një punë që dëshiron të krijojë një klimë shoqërore të qetë dhe paqësore, që i sjell harmoni dhe rritje Astit tonë, veçanërisht për brezat e rinj. Nuk është e lehtë, por as e pamundur; duhet inteligjencë, ndjenjë përgjegjësie, durim, altruizëm dhe shumë përkushtim, përulësi e vullnet. Dyert e Qendrës Artistike dhe Kulturore “M. Xhepa” do të jenë të hapura për të gjithë, pa paragjykime. Angazhimi ynë është total. Shqetësim të vetëm kemi gjetjen e zgjidhjeve të unifikuara për të përmirësuar cilësinë e shërbimit që ofrojmë. Për këtë, vullnetarët kanë vënë në dispozicion kohën dhe njohuritë e tyre me profesionalizëm, duke qenë një mbështetje e përditshme edhe për njëri-tjetrin.

John Kennedy tha, “Mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju, por pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj.”

Dallimet na bëjnë më të bukur!

Së bashku jemi më të fortë, së bashku për Astin tonë!”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 