“Shqipëria, diamanti i fshehur i Mesdheut”, 500 përfaqësues të KE në Tiranë

E hënë, 20 Maj, 2024

Në kuadër të nismës “EUSAIR”, 500 përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe 10 nga vendet e rajonit do të jenë në Shqipëri më 16-18 maj.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka publikuar një video përshkruese lidhur me forumin e 7-të të nismës rajonale “EUSAIR”.

Nën moton e presidencës shqiptare, “BE – Rinia – Shkëmbimi Kulturor – Rajoni Adriatiko – Jonian”, në forum do të diskutohet mbi integrimin evropian, agjendën e gjelbër, turizmin, kulturën dhe ndërlidhjen, si përmes digjitalizimit ashtu edhe përmes transportit dhe infrastrukturës.

“Shqipëria një diamant i fshehur i Mesdheut. Aty ku Adriatiku dhe Joni takohen në tokën e shqiponjave”, kështu thuhet në videon e publikuar, ndërsa shfaqen bukuritë e natyrës së vendit tonë.

Strategjia e BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR) është një strategji makro-rajonale e miratuar nga Komisioni Evropian dhe e miratuar nga Këshilli Evropian në vitin 2014. Strategjia është zhvilluar bashkërisht nga Komisioni dhe vendet dhe palët e interesuara të Rajonit Adriatiko-Jonian, të cilat ranë dakord të punojnë së bashku në fushat me interes të përbashkët për të mirën e secilit vend dhe të gjithë rajonit. /ata/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 