Veprimtari me rastin e dekorimit të veprimtarit shqiptaro-amerikan Guri Stefani 

E diel, 5 Maj, 2024

Amaneti i Gurit:”Kur të vdes më mbuloni me flamurin shqiptar dhe atë amerikan”.
Nën kujdesin e kryetarit aktual të Shoqatës “Besa-besë”, Petrit Alibej, në Qendrën Ditore të pensionistëve “Vatra” në Boston, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të dekoratës së presidentit Ilir Meta, dhënë veprimtarit të shquar, ish kryetarit të Shoqatës “Besa-besë” dhe anëtarit të Federatës “Vatra”, Guri Stefani.
Petriti ishte interesuar deri në detaje që kjo veprimtari të dilte sa më bukur. Në fillim u ekzekutuan himni amerikan dhe ai shqiptar. Pastaj e mori fjalën Petriti i cili bëri një sintezë të jetës dhe veprës së Guri Stefanit. “Shpirti patriotik i Gurit ishte rrënjosur qysh në rininë e hershme. Pasi u diplomua për aritekt, për 28 vjet punoi në Durrës ku la plot gjurmë të punës së tij. Në vitin 1992 vjen në Amerikë ku u shqua si veprimtar i palodhur i komunitetit shqiptar të Bostonit. Nuk kishte veprimtari ku të mos merte pjesë aktive. Prej disa vjetësh ishte zgjedhur kryetar i Shoqatës “Besa-besë”. Gjithashtu ishte edhe anëtar i Federatës “Vatra”. Në cdo ngjarje të rëndësishme recitonte si një aktor poezinë e famëshme të Nolit për flamurin”. Në fund të fjalës së tij Petriti përmendi amanetin e Gurit para se të ndrronte jetë:” Kur të vdes më mbuloni me flamurin shqiptar dhe atë amerikan. Dhe ashtu u bë”.
Mitropolit Ilia Ketri, një mik tjetër i Gurit, ndër të tjera theksoi:” Guri Stefani ishte një patriot i shquar si në Shhhqipëri edhe në Amerikë. Ai ishte i brumosur me dashri për këto dy vende dhe kishte një besim të vecantë te Zoti. U njoha me të në kishën shqiptare “Shën Trinia”, ku ai shquhej jo vetëm si besimtar i devotshëm, por edhe aktiv në veprimtaritë që organizoheshin në kishë. Guri kishte edhe një shpirt artisti, që dukej në krijimtarinë e tij letrare në prozë e poezi, të cilat m’i kishte dhuruar edhe mua”. Miq e shokë të tij si Sterjo Shkodrani, Ylber Mukaj, Marjana Glozheni dhe Arjan Papa , folën për vlerat njerëzore të Gurit. Pastaj Petriti lexoi motivacionin e presidentit Ilir Meta për dekorimin e Gurit me titullin” Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”(pas vdekjes) me motivacionin:”Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje ndaj kontributit të spikatur në forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane, si dhe për lartësimin e imazhit të popullit shqiptar dhe të vlerave tona kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Në mungesë për arësye madhore të djalit dhe vajzës së Gurit, me miratimin e tyre, dekorata iu dorëzua shokut të tij të ngushtë, Arjan Papa. Në fund të pranishmit bënë një fotografi. Emri i Gurit do mbetet i pa harruar për të gjithë ata që e njohën.
Nga Fuat Memelli
Boston

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 