Veliaj me kryebashkiakun e Nju Jorkut: Krenar për rrugët me emra shqiptarë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është takuar në SHBA me Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se ndihet krenar që tashmë një nga rrugët e këtij qyteti mban emrin “Fan Noli”, ndërsa shumë shpejt një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu”.

“I lumtur të takoja një mik të mirë, kryebashkiakun energjik të Nju Jorkut, Mayor Eric Adams!
Nju Jorku është një qytet ku kam jetuar dhe e dua fort – është shtëpia e shumë shqiptarëve të suksesshëm.

Jam krenar që njëra nga rrugët e qytetit mban emrin “Fan Noli”, e tepër i emocionuar që një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu” – shenjë e vërtetë e lidhjes sonë të veçantë”, shkruan Veliaj.

Gjatë vizitës në New York Veliaj është takuar gjithashtu edhe me iniciatorin e nismës së vendosej së emrave të personaliteteve të njohura shqiptare në rrugët e New York-ut Mark Gjonaj.

“Gjithmonë bekim i madh takimi me vllain tim Mark Gjonaj një aktivist i paepur i kauzës sonë për bashkim e përfaqësim në Diasporë

Krenar për rolin e tij për rrugët Fan Noli e së shpejti Skënderbej në New York City. Reciprokisht shkolla e re J. F. Kennedy në Tiranë” shkruan Veliaj në Twitter.

Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës në SHBA, Mark Gjonaj një muaj më parë finalizoi nismën e nisur prej tij për emërtimin e rrugës Fan Noli në New York, ndërsa pak ditë më parë ka njoftuar se një tjetër rrugë në New York do të mbajë emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.