Shqiptari nga Kosova Korab Rashiti është zgjedhur deputet i Parlamentit të Kantonit të Bernës. Ai arriti ta zë këtë pozitë pasi vendit e liruan dy kandidatë të cilët kishin arritur t’i siguronin votat. Rashiti tha se është shumë entuziast ta përfaqësojë partinë e tij (Unioni Demokratik i Qendrës). Ai theksoi theksoi se deri më tani nuk ka pasur ndonjë deputet frëngjisht folës në Kuvendin e Bernës.
Gjatë fushatës ai ishte shprehur se një prej objektivave kryesorë të tij si deputet është zbritja e tatimit sepse kantoni i Bernës është ndër kantonet që kanë taksat më të larta fiskale. Ndërsa sa i takon angazhimit të tij në komunitet dhe sidomos rreth komunitetit shqiptar në Zvicër, ai është shprehur se ka disa prioritete si psh krijimi i një Grupi Parlamentar për Kosovën (GPK), afrimi, bashkëpunimi dhe binjakëzimi në mes komunës së Bernës dhe komunës së Prishtinës si dhe riorganizimin e funksionimit të shkollës shqipe në Kantonin e Bernës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.