Ergys Kaçe shpallet kampion dhe ngjitet në elitën e futbollit të Greqisë

E hënë, 7 Korrik, 2025

Ergys Kaçe është shpallur kampion në Kategorinë e Parë të Greqisë me Verian. Mesfushori shqiptar do të vinte si një përforcim për skuadrën që të arrinte në elitën e futbollit grek dhe misioni u përmbush me sukses.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Veria përmbysi Kavalan për të fituar me shifrat 2-1. Në minutën e 30 do të vinte edhe perla e ndeshjes së fundit për Kaçen, nga një goditje dënimi ku topi gjeti rrjetën. Me 75 pikë të grumbulluara në 32 ndeshje dhe 8 më shumë se ndjekësi më i afërt, Veria feston vendin e parë. /Sport Ekspres/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.