Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka njoftuar se gjatë 5 ditëve, përkatësisht 23 dhe 27 maj do të realizojë aplikime për pajisje me pasaportë biometrike dhe kartë identiteti në dy qendrat kryesore të ishujve Kretë dhe Rodos. Kjo nismë vjen në kuadër të masave të marra për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe lehtësimin e procedurave.
Në njoftim sqarohet se në këtë kuadër vijon mbledhja e kërkesave dhe hartimi paraprak i listave me afat përfundimtar datën 18 maj 2022. Ftohen të gjithë personat e interesuar të dërgojnë në postën tonë elektronike [email protected] kërkesën e tyre me subjekt “Aplikimet në ishull“ si dhe të dhënat e mëposhtme në tekst:
Emër/Mbiemër i aplikantit
Numrin personal (NID)
Kodin e aplikimit për pasaportë dhe kartë ID (03AT…)
Adresen e qëndrimit – Ishulli
Aplikimet kryhen falas nëpërmjet www.e-albania.al dhe kostoja reale e pasaportës/kartës ID është 130euro/12euro.
Ambasada e RSh-së Athinë sqaron se nuk ka asnjë zyrë apo përfaqësues tjetër në këta ishuj, të ngarkuar me procesin e aplikimeve apo procedurave të tjera që do të zhvillohen në terren.
Detajet lidhur me pikat për këtë projekt do ju komunikohen në ditët në vazhdimësi.
Për çdo sqarim apo informacion shtesë mund të shkruani në postën tonë [email protected] .
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.